Celebrities

Charlize Theron ka ruajtur një garderobë të tërë për vajzat, por ende nuk i lejon t’i veshin rrobat e saj!

Charlize Theron ka zbuluar se ka ruajtur një koleksion të madh veshjesh ndër vite, me idenë që një ditë t’ua kalojë dy vajzave të saj. Por edhe pse ato janë shumë kurioze të shohin çfarë fshihet në garderobën e nënës, aktorja nuk është ende gati t’ua japë.

Në një intervistë për PEOPLE, të publikuar më 9 tetor, aktorja 51-vjeçare tregoi se në bodrumin e shtëpisë ka kuti të mbushura me veshje që vajzat e saj, Jackson, 14 vjeçe, dhe August, 12 vjeçe, i përmendin vazhdimisht.

Theron kujtoi edhe një rast kur njëra prej vajzave kishte një aktivitet ku duhej të vishej tërësisht me të bardha. Ajo kishte nisur të kërkonte në kutitë e rrobave të nënës, por aktorja i kishte shpjeguar se ato veshje duhet të prisnin edhe pak.

Interesante është se vajzat nuk janë plotësisht dakord as me ndryshimin e fundit të stilit të saj. Sipas Theron, ato nuk janë shumë të kënaqura me faktin që ajo po zgjedh gjithnjë e më shumë veshje me frymëzim mashkullor.

Aktorja ka qenë prej vitesh një nga figurat më të njohura të tapetit të kuq, me paraqitje që përfshijnë fustane elegante, kostume dhe krijime nga shtëpitë më të mëdha të modës. Duket se për vajzat e Charlize Theron, garderoba e nënës është një thesar që ende nuk mund ta prekin.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.