Aktualitet

Dyshohet se ishin nisur nga Saranda, kapen me 36 kg marijuanë tre shqiptarët në Greqi

3 shtetas shqiptarë janë kapur me 36 kg marijuanë nga policia greke në Janinë pas ndjekjes së një automjeti prej Filatit, në kufirin e gjelbër midis Sarandës dhe Igumenicës.

Në kuadër të veprimeve për të luftuar importimin e lëndëve narkotike në Greqi dhe pas përdorimit të duhur të informacionit, oficerët e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorsë të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Janinës, në bashkëpunim me Departamentin e 2-të të Rojës Kufitare të Filatit, Thesproti, lokalizuan një automjet me të cilin udhëtonin dy shqiptarë, i cili ndodhej përpara një automjeti tjetër me të cilin udhëtonte një tjetër shqiptar.

Mjetet e mësipërme u ndaluan dhe gjatë kontrollit të kryer në të dytin prej tyre, u gjetën dhe u sekuestruan 34 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 36 kg e 250 gramë.

Sipas informacioneve, dy shqiptarët në automjetin e parë po vepronin si eskortë për automjetin e ngarkuar me drogë.

Si pjesë e hetimeve, u sekuestruan dy automjete, një shumë parash prej 2,935 euro, 40,480 lekë të reja dhe tre telefona celularë.

Të arrestuarit, me çështjen penale për trafik droge të ngritur ndaj tyre nga Departamenti Kundër Drogës në Prokurorinë Publike të Janinës, do të çohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Janinës.

 

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.