Tragjedi në Greqi, 49-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga skela

Aktualitet

Tragjedi në Greqi, 49-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga

Një punëtor 49-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi pësoi aksident gjatë punës në skelë në zonën Kato Kamila të Serresit.

Siç raportohet në mediat greke, incidenti ndodhi kur në rrethana që po hetohen, 49-vjeçari humbi ekuilibrin dhe ra në boshllëk nga një lartësi prej dy metrash, duke rezultuar në një përplasje të fortë në tokë.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë një ambulanca, e cila mori punëtorin në gjendje jashtëzakonisht kritike dhe e dërgoi me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Serres, pa mundur t’u mbijetojë plagëve.

ME TE LEXUARAT