Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Si i riu vrau vëlla e motër sot në Gjilan: Doli nga makina, iu afrua mjetit të kunatit dhe qëlloi pa mëshirë; xhaxhai i tyre në luftë për jetën

Shkruar nga Newsbomb
Si i riu vrau vëlla e motër sot në Gjilan: Doli nga makina, iu
QKUK

Teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të dyfishtë, të ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Gjilan të Kosovës, policia ka arritur të zbardhë lëvizjet e para të autorit. Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në makinat e viktimave.

Sipas mediave të Kosovës, të dyja palët kanë qenë në automjete, kur papritmas autori i ngjarjes ka dalë nga makina duke u afruar pranë mjetit ku ndodhej kunati i tij dhe xhaxhai i këtij të fundit, të cilët i ka qëlluar.  Më pas autori është drejtuar për në makinën e tij, aty ku ndodhej bashkë më gruan, të cilët ia mbushi trupin me plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Të njëjtin fat pati dhe vëllai i kësaj të fundit, i cili mbylli sytë përgjithmonë në vendngjarje.

Sakaq, bëhet me dije se xhaxhai i viktimave i cili mbeti i plagosur nga ngjarja, është dërguar në QKUK ku bëhet me dije se i është nënshtruar një operacioni, ndërsa gjendja e tij shëndetësore deri në këto momente paraqitet kritike.

Dyshimet e para për krimin e dyfishtë janë se shkak është bërë kërkesa e gruas për t’u divorcuar nga burri i saj. Megjithatë, hetimet janë në vijim dhe pritet që policia të zbardhë rrethanat e plotë të ngjarjes së rëndë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese