Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

9 Tetor 2026 | 19:58

Shtëpia ku lindi Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, do të restaurohet. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, pas takimit me homologen greke, Lina Mendoni, në Prespë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhe njoftoi se punimet për restaurimin e banesës do të nisin së shpejti, ndërsa Ministria e Kulturës së Greqisë ka konfirmuar se godina ka marrë statusin e objektit me vlerë historike dhe kulturore dhe se fondet për restaurimin janë siguruar.

Njoftimi vjen pasi Euronews Albania pasqyroi gjendjen e banesës, e cila prej vitesh është lënë në harresë, me mure të dëmtuara dhe e mbuluar nga shkurret.

Në një prononcim për Euronews Albania, Beqir Potka, një nga 17 filantropët shqiptarë që kontribuuan në rikthimin e eshtrave të Faik Konicës në Shqipëri, kërkoi që banesa të restaurohej dhe të kthehej në muze. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për të kontribuar financiarisht, së bashku me miqtë e tij dhe komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë takimit në Greqi, Gonxhe dhe Mendoni diskutuan edhe për rikthimin në Shqipëri të dy objekteve arkeologjike nga Butrinti, të sekuestruara në Greqi që prej vitit 2002, si dhe për bashkëpunimin në restaurimin e Kishës së Shën Nikollës në Mesopotam dhe pasurive të tjera kulturore.

Bashkëpunimi mes dy vendeve parashikon gjithashtu projekte arkeologjike në Finiq, restaurimin e ikonave dhe trajnimin e restauratorëve shqiptarë në Selanik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkrimtarja kanadeze Anne Carson fiton Nobel-in në Letërsi për vitin 2026

Poetja dhe eseistja kanadeze Anne Carson fitoi Çmimin Nobel në Letërsi të enjten. Ajo u vlerësua për veprën e saj të guximshme dhe novatore, e...
13:05 | 08/10/2026

Piramida Fest, “Eja eksploro, përtej asaj që di, në 14 tetor!”

E ke parë. Ja di historinë e transformimit. Ke kaluar pranë saj. Ke ngjitur shkallët, ke bërë një foto apo ndoshta thjesht ke pirë një...
08:15 | 08/10/2026

Fituesi i Çmimit të BE-së për Letërsinë prezanton librin në Tiranë

Shkrimtari qipriot Emilios Solomou do të jetë në Tiranë për prezantimin në shqip të romanit të tij “Mbaje Frymën”, botuar nga Botimet Toena. Promovimi zhvillohet...
13:50 | 06/10/2026