Grabitje prej 50 mijë eurosh, pranga grupit të shqiptarëve për 19 vjedhje banesash
Një unazë martese, një kapëse kartëmonedhash prej ari dhe 2 090 euro të përfituara nga një vjedhje me thyerje në Os...
Një unazë martese, një kapëse kartëmonedhash prej ari dhe 2 090 euro të përfituara nga një vjedhje me thyerje në Os...
Një qytetar denoncon pranë redaksisë së “Piranja News’ rrugën e re pranë spitalit të Lezhës, e cila duket se...
Sali Berisha ishte sot në Fier në kuadër të turit të tij të Foltoreve të Ripërtëritjes ku foli edhe për seanc&...
Erion Braçe doli publikisht kundër Reformës Territoriale. Pak orë para votimit, ai nuk la studio televizive pa dalë, duke deklaruar ...
Është identifikuar personi i dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin, ku dy persona mbetën të vrarë dhe n...
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një fillim të shkëlqyeshëm te Fenerbahçe, duke e justifikuar ...
Policia greke ka sekuestruar rreth 36 kilogramë kanabis të papërpunuar gjatë një aksioni antidrogë në Janinë. Sipas me...
Vrasja e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, në datën 6 Tetor 2025 në sallën e gjyqin ka qënë e programuar 4 di...
Leli Kaja, administratori i inceneratorit të Elbasanit, i arrestuar nga SPAK për korrupsion është liruar nga burgu duke u caktuar masa arr...
Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner ka reaguar për projektin e zhvillim...
Një unazë martese, një kapëse kartëmonedhash prej ari dhe 2 090 euro të përfituara nga një vjedhje me thyerje në Osimo, në provincën e Ankonës. Zbulimi i këtyre sendeve në një makinë me tre persona në bord, pranë daljes së autostradës A14 në Loreto, në provincën e Ankonës, natën e 14 prillit të kaluar, vuri në lëvizje hetimet e karabinierëve.
Pas hetimeve, tre burra me origjinë shqiptare, përkatësisht 48, 38 dhe 36 vjeç, janë arrestuar në Romë dhe Francavilla al Mare, në provincën e Kietit. Arrestimet u kryen në zbatim të një urdhri të masës së sigurisë, të lëshuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake në Ankona, me kërkesë të Prokurorisë lokale.
Hetimi kompleks nisi me identifikimin e automjetit që përdorte grupi kriminal. Sipas karabinierëve, u mblodhën prova që i lidhin tre të dyshuarit me 19 vjedhje të tjera në banesa, nga të cilat 16 të kryera dhe tri të mbetura në tentativë.
Vjedhjet dyshohet se janë kryer nga janari deri në prill të këtij viti në Osimo, Sant’Elpidio a Mare, Recanati dhe Montecosaro.
Sipas rindërtimit të ngjarjeve nga hetuesit, tre personat vepronin sipas një skeme të konsoliduar, duke udhëtuar vazhdimisht nga Silvi Marina, në provincën e Teramos, drejt zonave ku kishin planifikuar të kryenin vjedhjet.
Ata përdornin gjithmonë të njëjtën makinë dhe vepronin në orët e vona të natës, kur banorët e shtëpive ishin në gjumë. Hajdutët hapnin një vrimë në dritare dhe më pas detyronin kornizat për të hyrë në banesa, përpara se të ktheheshin në rajonin e Abrucos.
Sipas hetimeve, dy prej tyre kryenin drejtpërdrejt vjedhjet, ndërsa personi i tretë kujdesej për transportin e bashkëpunëtorëve dhe i merrte me makinë pasi përfundonin grabitjet.
Përveç rreth 5 mijë eurove në para të gatshme, sendet e vjedhura përfshinin bizhuteri prej ari dhe argjendi, me një vlerë të përllogaritur prej rreth 50 mijë eurosh. Kësaj shume i shtohen edhe dëmet e shkaktuara nga thyerjet në banesa, shkruan Ansa.
Gjyqtari i hetimeve paraprake ka pranuar përfundimet e hetimit të kryer nga karabinierët e Osimos nën drejtimin e Prokurorisë së Ankonës dhe ka vendosur ndaj tre të dyshuarve masën e arrestit shtëpiak, të shoqëruar me byzylyk elektronik.
Dy prej tyre rezultojnë të njohur më parë nga forcat e rendit, ndërsa njëri ka edhe precedentë për vepra të ngjashme.
Duke vlerësuar provat e mbledhura dhe mënyrën e veprimit të të dyshuarve, gjyqtari ka vënë në dukje rrezikshmërinë e grupit, i cili, sipas hetimeve, siguronte kryesisht të ardhurat për jetesë përmes vjedhjeve në banesa. /PiranjatNews/
Një denoncim rrëqethës dhe mjaft shqetësues ka mbërritur sërish nga një prind i alarmuar. Pranë shkollës 9-vje&cce...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i Policisë së Lezhës që çoi në arrestimin e tre personave...
Rasti i dy të rinjve shqiptarë, të moshës 21 dhe 23 vjeç, të cilët pretendojnë se janë keqtrajtuar fizikisht nga ...
Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë. Protestuesit brohorasin “Nuk shitet Sh...
Ky që shihni në foto është Robert Cakaj, 43-vjeçari shqiptar i cili mbeti i vdekur në shpërthimin e rafinerisë së...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha theksoi nevojën për modernizimin e PD-së, hapjen e saj ndaj të gjitha vlerave të komunitetit dhe t&...
Në një operacion të zhvilluar të mërkurën, më 7 tetor 2026, në zona të ndryshme të Athinës, policia...
Ajo që e kompromentoi pozitën e Vlora Hysenit, përballë ligjit, ishin komunikimet e saj me Ergys Agasin, gjatë kohës që ky i ...
Emisioni “Në Shënjestër”, u rikthye këtë të premte në transmetim, me një sezon të ri që pritet t&e...
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi ka bërë deklarata të forta. Prençi theksoi se ka biseda mes kryeminist...