LIVE UPDATES
Bota

Akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes/ Prokuroria i akuzon për konspiracion për tortura

Flores akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar torturimin e personave të caktuar dhe se ka marrë informacione për trajtimin e tyre në paraburgim.

9 Tetor 2026, 20:17 Nga E.d
Akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes/ Prokuroria i akuzon
Foto ilustruse

SHBA - Prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza të reja ndaj ish-presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, duke i akuzuar për konspiracion për të kryer tortura ndaj të ndaluarve, përfshirë shtetas amerikanë. Akuzat u bënë publike të enjten dhe i shtohen çështjeve të mëparshme penale ndaj çiftit për trafik droge dhe armësh, të cilat ata i kanë mohuar.

Maduro, 63 vjeç, dhe Flores, 69 vjeç, ndodhen në paraburgim në Brooklyn që prej janarit, pasi u kapën nga forcat amerikane gjatë një operacioni në kryeqytetin venezuelian, Karakas. Gjyqi ndaj tyre pritet të nisë në qershor të vitit 2027.

Sipas aktakuzës së re, ish-çifti presidencial dyshohet se ka mbikëqyrur një sistem represioni politik, të shoqëruar me ndalime arbitrare dhe torturimin e të burgosurve, përfshirë qytetarë amerikanë.

BBC shkruajnë se prokurorët pretendojnë se torturat përfshinin dhunë fizike, goditje elektrike, asfiksi, izolim të zgjatur dhe kërcënime ndaj familjarëve të të ndaluarve. Sipas tyre, këto veprime synonin ruajtjen e pushtetit nga Maduro dhe bashkëshortja e tij.

Flores akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar torturimin e personave të caktuar dhe se ka marrë informacione për trajtimin e tyre në paraburgim. Sipas prokurorisë, veprimet e saj lidhen edhe me përpjekjet për të mbrojtur familjarë të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Avokati i Maduros, Barry J. Pollack, deklaroi se klienti i tij i mohon akuzat e reja dhe pret të paraqesë mbrojtjen e tij në gjykatë. Ndërkohë, një gjykatës federal ka rrëzuar kërkesën e Flores për kalimin në arrest shtëpiak.

Akuzat e reja vijnë në një kohë kur organizatat e të drejtave të njeriut vijojnë të ngrenë shqetësime për trajtimin e të burgosurve politikë në Venezuelë. Sipas organizatës Foro Penal, më shumë se 300 të burgosur politikë mbeten ende në burg, pavarësisht lirimeve të kryera pas ardhjes në pushtet të udhëheqëses së përkohshme, Delcy Rodríguez.

Edhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka shprehur shqetësime për raportet mbi vazhdimin e torturave ndaj të ndaluarve në vend. Çështja ndaj Maduros dhe Flores do të vijojë në sistemin gjyqësor amerikan, ku pretendimet e prokurorisë pritet të shqyrtohen gjatë procesit gjyqësor./Dosja.al

nicolás maduro cilia flores venezuela

Sondazh

Poll

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma