Aksident zinxhir në aksin Prishtinë-Gjilan, disa të plagosur

9 Tetor 2026, 20:30Rajoni TEMA
Aksident zinxhir në aksin Prishtinë-Gjilan, disa të plagosur

Një aksident zinxhir është regjistruar në aksin Prishtinë-Gjilan.

Sipas pamjeve të publikuara në mediat në Kosovë, në aksident janë përfshirë disa automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Raportohet gjithashtu për disa persona të lënduar. Në pamjet nga vendngjarja shihet edhe një automjet që ka përfunduar jashtë rrugës

Deri më tani nuk ka informacion të plotë mbi rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje