E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia gjermane arreston 34-vjeçare, shkak një gjobë e papaguar

Një 34-vjeçare nga Kosova është arrestuar nga Policia Federale Gjermane në pikën kufitare të Breisach, pasi ndaj saj ishte lëshuar një urdhër arresti për shkak të një gjobe të papaguar.

Gruaja, e cila jeton në Francë, po udhëtonte me autobus drejt Gjermanisë më 6 tetor, kur u ndalua nga policia për kontroll. Gjatë verifikimit të të dhënave, autoritetet konstatuan se ajo ishte në kërkim nga drejtësia gjermane.

Reklamë

Sipas policisë, vitin e kaluar gruaja ishte dënuar nga një gjykatë gjermane me gjobë për një vepër penale të lidhur me sulm. Meqë ajo nuk e kishte paguar gjobën, në fund të vitit 2025 Prokuroria kishte lëshuar urdhër arresti ndaj saj.

Pasi nuk ishte në gjendje ta paguante gjobën e mbetur në momentin e arrestimit, ndaj 34-vjeçares u zbatua dënimi alternativ me burgim.

Sipas autoriteteve gjermane, ajo do të vuajë 30 ditë burg për shkak të gjobës së papaguar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.