Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tentoi t’i merrte Aeroportin e Vlorës dhe i vodhi milionat Behgjet Pacollit, vuloset BURG për Valon Llukën

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi t’i merrte Aeroportin e Vlorës dhe i vodhi milionat Behgjet
Behgjet Pacolli dhe Valon Lluka

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë sot vendimin për biznesmenin Valon Lluka i cili u vu në pranga para dy ditësh. Sipas raportimeve të bëra nga mediat e Kosovës mësohet se gjykata ka caktuar ndaj Llukës 1 muaj paraburgim.

Valon Lluka akuzohet për veprat penale “Mashtrim”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhja e kontratës së dëmshme”. Gjithashtu, sipas Policisë së Kosovës, Valon Lluka dyshohet se përmes faturave të rreme e ka dëmtuar kompaninë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka keqpërdoruar pozitën e tij- autorizimin e një kompanie duke lidhur kontrata të dëmshme. I njëjti ka ofruar raporte të rreme, ku dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Gjithashtu i dyshuari për mes faktuarave të rreme e ka dëmtuar kompaninë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia e Kosovës në lidhje me arrestimin e biznesmenit.

Sipas Policisë, i dyshuari dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimet e tij në një kompani, duke lidhur kontrata të dëmshme dhe duke ofruar raporte të rreme, përmes të cilave dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Ndaj ditën e sotme, Gjykata e Prishtinës caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg me kohëzgjatje 1 muaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese