Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
Berisha foli edhe për ripërtëritjen e Partisë Demokratike, duke shprehur bindjen se ajo do të vijë në pushtet për të ripërtërirë Shqipërinë.
FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se përmbysja e Reformës Territoriale do të jetë ndër aktet e para të një qeverisjeje të ardhshme të PD-së.
Në një prononcim për gazetarët në Fier, Berisha e cilësoi reformën si pjesë të politikës së shpopullimit të vendit dhe tha se demokratët do të rikthejnë qeverisjen vendore në të gjitha zonat dhe komunitetet që plotësojnë kriteret minimale.
Ai akuzoi gjithashtu deputetët e mazhorancës, për pazareve të bëra gjatë gjithë ditës, që më pas miratuan me 85 vota reformën që, sipas tij, do të mbetet një nga faqet më të turpshme të historisë parlamentare.
Berisha foli edhe për ripërtëritjen e Partisë Demokratike, duke shprehur bindjen se ajo do të vijë në pushtet për të ripërtërirë Shqipërinë.
Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha për gazetarët në Fier:
Pyetje: Zoti Berisha, Reforma territoriale është e shumë kontestuar si nga ju ashtu edhe nga banorët e bashkive të cilat u shkrinë, u miratua në fund. Nëse opozita do të vijë në pushtet, a do të ndërmarrë hapa për ta përmbysur këtë?
Sali Berisha: Absolutisht. Do të jetë një nga aktet më të para. Ne do rikthejmë qeverisjen vendore në të gjitha zonat dhe të gjitha komuniteteve që plotësojnë kriteret më minimale. Pa asnjë dyshim. Dhe kjo do të jetë një nga shtyllat e politikës për ripopullimin e Shqipërisë.
Ne do të bëjmë gjithçka për të ripopulluar këtë vend. Kjo që bën kjo qeveri është politikë e shpopullimit.
Pyetje: Si ju ngjanë lotët e Braçes?
Sali Berisha: Nuk po shprehem për të, sepse ata janë mjerimi njerëzor. Se njeriu nuk e dorëzon veten nëse vërtet mendon se është e keqe nuk pajtohet kurrë me këtë.
Ata dje treguan veten pa karakter. Kanë bërë pazare gjithë ditën me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që do të mbetet historia më e turpshme në historinë e parlamentit.
Pyetje: Zoti Berisha, a mund të riformatohet një forcë politike me një frymë të re, me figura të reja, me të njëjtin lider?
Sali Berisha: Pa diskutim. Rruga më e shkurtër, më e sigurtë është kjo që thoni ju.
Pyetje: A vjen PD-ja në pushtet me Berishën kryeministër?
Sali Berisha: PD-ja me ripërtëritjen që ka ndërmarrë dhe do ndërmarrë, do vijë në pushtet të ripërtërijë Shqipërinë. PD-ja ka një vullnet të hekurt për të ripërtërirë Shqipërinë./Dosja.al
Ervin Salianji TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili kundërshtoi dë...
Sali Berisha FIER - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për lidhje me trafikun e drogës, duke e cilësuar ...
Foto ilustruse TIRANË - Shqipëria ka marrë miratimin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian për zhvillimin e Konferencë...
Sali Berisha FIER- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për ndryshime të mëdha, ...
Edi Rama TIRANË- Shqipëria ka marrë miratimin për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20 të procesit të anëtar&eu...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas kërkesës së Parti...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka paralajmëruar një proces të ri vlerësimi për administratën publike,...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për rëndësinë e meritës në vlerësimin dhe avancimin e pu...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se merita duhet të jetë kushti për karrierën n&e...