Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Provokim në mes të qytetit, tifozët e Newcastle godasin Xhakën aty ku i dhemb më shumë

    Serbia u ndalon hyrjen tri deputeteve të Kosovës, i mban për disa orë në kufi

    Dosja “Babale”/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Salianjit për dënimin me 1 vit burg

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dosja “Babale”/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Salianjit për dënimin me 1 vit burg
    Lajmet e fundit

    Dosja “Babale”/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Salianjit për dënimin me 1 vit burg

    October 9, 2026

    Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për shfuqizimin e vendimeve gjyqësore që e dënuan me një vit burg për çështjen “Babale”. Sipas vendimit të shpallur këtë të premte, procesi gjyqësor ndaj tij nuk ka cenuar Kushtetutën.

    Në shqyrtimin e çështjes, Kushtetuesja është ndalur te respektimi i së drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe te liria e shprehjes. Për aspektin e parë, gjykata ka vlerësuar se procedurat e ndjekura ndaj Salianjit kanë qenë të rregullta.

    Sa i përket lirisë së shprehjes, gjykata pranon se vendimi i Gjykatës së Apelit ka sjellë ndërhyrje në këtë të drejtë, por vlerëson se ndërhyrja ka pasur një qëllim legjitim.

    Ervin Salianji u dënua në shtator të vitit 2024 me një vit burg, pasi u shpall fajtor për kallëzim të rremë në lidhje me dosjen “Babale”. Ish-deputeti iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të mëparshme, me argumentin se ato binin ndesh me Kushtetutën dhe kishin prapavijë politike.

    Në kohën kur paraqiti kërkesën, Salianji po vuante dënimin në burgun e Fierit. Ai e përfundoi dënimin vitin e kaluar, por çështja pati pasoja edhe në karrierën e tij politike, duke i kushtuar mandatin e deputetit.

    Gjatë shqyrtimit të kërkesës, më 29 shtator, Salianji kishte shprehur bindjen se Gjykata Kushtetuese do ta rrëzonte atë. Pas vendimit të fundit, ai ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

    babale Salianji
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Provokim në mes të qytetit, tifozët e Newcastle godasin Xhakën aty ku i dhemb më shumë

    October 9, 2026

    Serbia u ndalon hyrjen tri deputeteve të Kosovës, i mban për disa orë në kufi

    October 9, 2026

    Dosja “Babale”/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Salianjit për dënimin me 1 vit burg

    October 9, 2026

    Dronët ukrainas drejt Moskës, vonohet ulja e avionit që po udhëtonte presidenti Putin

    October 9, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.