Në momentin kritik, Florenc Spaho i shpëton jetën një 58-vjeçari pas infarktit

9 Tetor 2026, 21:45Sociale TEMA
Në momentin kritik, Florenc Spaho i shpëton jetën një

Administratori i Illyrian Guard, Florenc Spaho, u gjend në momentin e duhur për t’i dhënë ndihmën e parë një punonjësi 58-vjeçar, me inicialet B.M., i cili pësoi infarkt të miokardit dhe rrezikoi jetën.

Pasi u njoftua nga stafi për gjendjen e rënduar të punonjësit, Spaho ndërhyri menjëherë, duke përdorur njohuritë e tij profesionale si mjek. Ai kreu masazh kardiak dhe i dha ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës.

Ndërhyrja e shpejtë ishte veçanërisht e rëndësishme për shkak të trafikut të rënduar, i cili vështirësoi mbërritjen në kohë të ekipit mjekësor. Në një situatë të tillë emergjente, reagimi i menjëhershëm mund të jetë vendimtar për shpëtimin e jetës.

Ngjarja vë në pah rëndësinë e njohurive për dhënien e ndihmës së parë dhe të gatishmërisë për të vepruar në situata kritike, kur çdo minutë ka rëndësi.

Lini një Përgjigje