LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si e përdorën operativët iranianë IA-në për të publikuar lajme të rremë në media amerikane?

Hoskins ishte njëri nga shtatë personazhet e rreme të gazetarëve, të cilët paraqiteshin si perëndimorë dhe që operativët iranianë i përdorën për të publikuar tekste në media në mbarë botën, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara.

9 Tetor 2026, 21:35 Nga E.d
Analiza: Si e përdorën operativët iranianë IA-në
Logoja e OpenAI

Ervin B. Hoskins, një gazetar i pavarur amerikan, ka shkruar dhjetëra tekste kritikë ndaj luftës së Shteteve të Bashkuara kundër Iranit gjatë muajve të fundit. Të publikuar në media të vogla amerikane, tekstet e tij provokuese i paraqitnin Shtetet e Bashkuara si agresore në luftën tashmë shtatëmuajshe, Izraelin si aleat të pabesë dhe Iranin si palë më të dobët që nuk dorëzohet përballë kundërshtarit.

Por del se, Hoskins, nuk është gazetar amerikan. Në fakt, ai as që ekziston bile.

Hoskins ishte njëri nga shtatë personazhet e rreme të gazetarëve, të cilët paraqiteshin si perëndimorë dhe që operativët iranianë i përdorën për të publikuar tekste në media në mbarë botën, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Këtë e bëri të ditur kompania OpenAI, e cila në një raport të publikuar më 8 tetor njoftoi se kishte ndërprerë një operacion ndikimi nga Irani, që përdorte ChatGPT-në për të përhapur fshehurazi propagandë kundër Shteteve të Bashkuara.

“Ne identifikuam afro 100 artikuj të publikuar ose të ribotuar nën emrat e autorëve të këtij operacioni në rreth një duzinë platformash online në mbarë botën”, tha OpenAI.

“Këto ishin media të vogla dhe të mesme, të përqendruara përgjithësisht në çështjet ndërkombëtare, gjeopolitikë dhe ngjarjet në Lindjen e Mesme”. 

Kompania tha se kishte bllokuar llogaritë e ChatGPT-së që e përdornin modelin për të gjeneruar artikuj dhe propozime për tema shkrimesh, si dhe për të krijuar komente në rrjetet sociale.

Operacioni iranian ka nxjerrë në pah se si sistemet e inteligjencës artificiale, tashmë gjerësisht të qasshme, mund të keqpërdoren për të përhapur propagandë gjithnjë e më të sofistikuar kundër kundërshtarëve të një vendi, në një shkallë të paparë deri më tani.

Tekste provokuese

Ndër tekstet që i atribuoheshin Hoskinsit ishte një me titullin “Jared Kushner dhe privatizimi i strategjisë së Amerikës ndaj Iranit”, i publikuar më 12 qershor nga PeaceVoice, një shërbim për shpërndarjen e opinioneve të intelektualëve publikë dhe të përmbajtjeve mediatike, i drejtuar nga Instituti i Paqes në Oregon.

Gjatë ditëve në vijim, i njëjti artikull u ribotua me tituj të ngjashëm nga CounterPunch, një revistë online amerikane e krahut të majtë, dhe LA Progressive, e cila e përshkruan veten si një “publikues i pavarur, i përkushtuar ndaj drejtësisë”, me seli në Los Anxhelos.

Interesat financiare personale të Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, dhe të dërguarit të posaçëm të tij, aktivitetet e tij diplomatike dhe konfliktet e mundshme të interesit, janë trajtuar nga mediat kryesore amerikane, përfshirë një hetim të revistës The New Yorker. 

Megjithatë, teksti i publikuar nga PeaceVoice, CounterPunch dhe LA Progressive, ndonëse thekson se Kushneri i ka mbrojtur marrëveshjet e tij të biznesit dhe se, sipas tij, akuzat nuk dëshmojnë korrupsion, është kryesisht i njëanshëm dhe i kushton pak hapësirë mbrojtjes së tij.

Teksti i lidh marrëdhëniet financiare të Kushnerit me konfliktet e mundshme të interesit dhe sugjeron se ato ndikojnë në politikën amerikane ndaj Iranit, por nuk paraqet prova të qarta për këtë pretendim.

Ai gjithashtu anashkalon arsye të tjera që qëndrojnë pas politikës amerikane ndaj Iranit, përfshirë shqetësimet për programin bërthamor të Teheranit dhe lidhjet e kahershme të SHBA-së me aleatë kyç, si: Izraeli dhe Arabia Saudite.

Teksti përdor gjithashtu terma si “privatizim”, të cilët e bëjnë të dukshëm qëndrimin e tij të njëanshëm editorial.

“Lufta njohëse”

Gjashtë personazhe të tjera të rremë të gazetarëve u përdorën nga operativët iranianë. Secili kishte profile në rrjetet sociale, imazhe të krijuara me inteligjencë artificiale dhe përforconte përmbajtjet e të tjerëve.

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithashtu për t’u propozuar artikuj të gjatë mediave të vogla dhe të mesme në mbarë botën. Artikujt e gazetarëve të rremë u shfaqën jo vetëm në mediat amerikane me prirje nga e majta, por edhe në botime me prirje liberale.

Operacioni iranian i ka shtuar shqetësimet se qeveritë, përfshirë atë të Iranit, po përdorin modele të inteligjencës artificiale për të përhapur propagandë shtetërore dhe për të ndikuar në opinionin publik. 

OpenAI tha se operacioni iranian arriti në kategorinë e katërt të shkallës së saj të përshkallëzimit të operacioneve të ndikimit (IO), e cila vlerëson ndikimin e mundshëm të një fushate dezinformimi. Kategoria e gjashtë është niveli më i lartë në këtë shkallë.

“Inteligjenca artificiale mund t’u japë operacioneve të tilla të maskuara një shkallë më të gjerë veprimi, efikasitet më të madh, rrjedhshmëri gjuhësore dhe aftësi më të mira editoriale”, tha OpenAI.

“Operatorët mund t’i shfrytëzojnë këto përparësi për të mashtruar viktima që nuk dyshojnë, si punonjës apo redaktorë, dhe për ta vendosur përmbajtjen e tyre para audiencave që nuk e kanë idenë se kush qëndron pas saj apo cilat janë motivet e tyre”.

OpenAI nuk është e vetmja kompani e inteligjencës artificiale e përfshirë në identifikimin e operacioneve të tilla.

Muajin e kaluar, kompania Anthropic tha se institucionet shtetërore iraniane po përdornin modele të inteligjencës artificiale, si aplikacioni Claude i saj dhe Gemini i Google-it, për të zhvilluar fushata të “luftës njohëse” dhe për të promovuar narrativa të krijuara nga Korpusi i fuqishëm i Gardës Revolucionare Islamike, dega elitare e forcave të armatosura të Iranit, e cila luan rol të rëndësishëm në politikë dhe ekonomi.

Anthropic tha se kishte ndërprerë gjithashtu operacione të aktorëve shtetërorë, përfshirë Iranin, të cilët përdornin Claude-in për të “ndërtuar, kryer dhe lehtësuar në forma të tjera operacione mbikëqyrjeje”, që kishin në shënjestër pakicat etnike dhe disidentët. 

“Inteligjenca artificiale e ka bërë shumë më të lehtë prodhimin e propagandës në shumë gjuhë, krijimin e identiteteve të rreme dhe diskreditimin e kritikëve”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë Pooyesh Azizeddin, studiues i të drejtave të njeriut dhe teknologjisë, i cili merret me censurën në internet, mbikëqyrjen dhe lirinë digjitale në Iran.

“Nga ana tjetër, qeveritë autoritare shpesh e përdorin luftën kundër dezinformimit si pretekst për censurë, zgjerim të mbikëqyrjes dhe madje edhe për të ushtruar presion për zbulimin e identitetit të përdoruesve”, shtoi ai./REL

ia lajme media amerikane

Sondazh

Poll

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma