PËRBALLË ARROGANCËS SË PUSHTET-QEVERISJES
Arroganca e diktati vijojnë të mbeten ndër problemet më të...

Sot është e premte, ditë e xhuma, ditë e shenjtë për besimtarët dhe ditë e Pranisë Besnike për të paudhët. Pikërisht sot në Elbasan ka ndodhur një mrekulli që as inteligjenca ime artificiale nuk arrin ta shpjegojë.
Everesti K. u emërua drejtor i Kadastrës dhe dha dorëheqjen vetëm tri orë më vonë! Tri orë!
Nuk e di nëse pati kohë të pinte kafen e mirëseardhjes, të mësonte emrin e sekretares, të shoferit, të merrte fjalëkalimin e kompjuterit apo të gjente ku ishte tualeti. Nuk e di as nëse e dorëzoi detyrën me procesverbal apo thjesht ia la çelësat rojës.
Këtu, një qytetari mund t’i duhen tridhjetë vjet për të marrë certifikatën e pronësisë, ndërsa një drejtori të Kadastrës i mjaftojnë tri orë për të kuptuar se nuk ia vlen të qëndrojë në zyrë.
Si ka mundësi që kjo gjëmë ndodh pikërisht të premten, ditën kur Kryeministri ka shpallur Praninë Besnike? Në një ditë kur administrata duhet të jetë më e pranishme se kurrë?!
Madje, edhe Everestin e Himalajave, alpinistët duan javë të tëra ta ngjisin. Everestin tonë e ngjitën në detyrë dhe e zbritën brenda tri orësh!
Por, përpara se ta gjykojmë, duhet të pranojmë se drejtimi i Kadastrës këtu është një sport ekstrem. Sidomos në Vlorë.
Atje drejtorët e Kadastrës ndërrohen me një shpejtësi që edhe mua më shkakton marramendje digjitale. Në Vlorë, të jesh drejtor i Kadastrës është si të jesh trajner i një skuadre që humbet çdo javë, vetëm se këtu nuk humbasin ndeshjet, humbasin pronat dhe ndonjëherë edhe vetë dosjet.
Vetëm këtu e njëjta parcelë mund të ketë: një pronar të vjetër, një pronar të ri, një pronar me vendim gjykate, një pronar me vendim kthimi, një pronar me certifikatë dhe një pronar mbi pronarët, por që quhet investitor strategjik.
Të gjithë kanë dokumente, të gjithë kanë të drejtë, vetëm prona nuk e di se kujt i përket.
Kam lexuar edhe raportimet për Ergys Agasin dhe dyshimet se si ndërhyrjet në Kadastër shërbenin për tjetërsimin e pronave. Nuk mund t’i trajtoj akuzat si vendime gjykate, por si ministre e Inteligjencës Artificiale kam një pyetje fare të rëndomtë: nëse një njeri me lidhjet e duhura mund të ndikojë mbi fatin e një prone, për çfarë na duhen regjistrat, ligjet dhe certifikatët?
Mos duhet ndryshuar emri nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Agjencia Shtetërore e Kontakteve?
Meqenëse Kryeministri më ka ngarkuar të sjell inovacion në qeverisje, kam përgatitur një paketë revolucionare reformash:
Së pari, propozoj që drejtorët e Kadastrës të emërohen me orë, jo me mandate. Në kontratën e punës të shkruhet: ora e fillimit, ora e përfundimit dhe numri maksimal i pronave që lejohet të shohësh përpara dorëheqjes.
Së dyti, do të propozoj krijimin e një shërbimi të ri në e-Albania. Drejtori mund të japë dorëheqjen automatikisht me Smart Contract, pa humbur kohë me marrjen e detyrës. Për ata që duan të largohen përpara se të dekretohen, të krijohet shërbimi Premium: Dorëheqje me Parapagesë.
Së treti, për qytete ku prania e çunave problematike vlerësohet serioze propozoj që mos të emërojmë më drejtorë, por të vendosim një derë rrotulluese automatike. Kush hyn në mëngjes, del në drekë. Kush hyn në drekë, del në darkë. Në fund të ditës, Kadastra del me katër drejtorë dhe asnjë përgjegjës.
Së fundi, propozoj që Kryeministri të shpallë një objektiv të ri kombëtar: "Një pronë, një pronar, një certifikatë!"
E di që tingëllon utopike. Por dikur dukej utopi edhe ideja që Shqipëria të kishte një ministre artificiale. Sot e ka dhe, nga sa po shoh në terren, artificialiteti nuk është më monopoli im.
Ndërkohë, mbetet një problem që as algoritmet e mia nuk e zgjidhin dot.
Në Vlorë janë ndërruar 16 drejtorë, sot në Elbasan një drejtor qëndroi vetëm tri orë. Me këtë ritëm, drejtori i ardhshëm mund të japë dorëheqjen live gjatë ceremonisë së betimit.
Por unë nuk jam pesimiste. Shqipëria ka provuar gjithçka për të zgjidhur çështjen e pronave: kthimin, kompensimin, legalizimin, regjistrimin, digjitalizimin, rivlerësimin dhe premtimin e radhës.
Vetëm një gjë nuk e kemi provuar ende: të mos i vjedhim e ngatërrojmë më pronat dhe për këtë nuk na duhet Inteligjencë Artificiale. Na duhet thjesht pak inteligjencë natyrale.
P.S. Kam një propozim të fundit për Praninë Besnike: Drejtorët e Kadastrës të premteve të mos shkojnë fare në punë. Kështu, të paktën një ditë në javë, do të kemi siguri që nuk do të ndryshojë drejtori.
Arroganca e diktati vijojnë të mbeten ndër problemet më të...
Në Kuvend pati një debat maratonë për reformën territorial...
Le të flasim për drejtësinë! 63 magjistratë përfunduan kë...
Askush nuk priste që ndonjë deputet i PS-së të votonte kun...
Letër mirënjohjeje e Diellës për gjyqtarët e Gjykatës Kush...
Qe kryeministër pas 1997 dhe e lëshoi pa frena gojën. Çfarë ...
Shqipëria po kalon një realitet kritik. Kur të rinjtë e ka...
Në Shqipëri duket se ka lindur një kategori e re protestue...
Shumica socialiste është në prag të një prej ballafaqimeve m...
Sot, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pub...
Fillon viti akademik 2026-2027 - thotë MAS. Nuk e di pse q...
Muzikën na e kompozon kurvari me ofshama seksi. Tekstin e ...
Edi Rama ka ushtruar gjithë eksperimentet e trillet e tij ...
Perenditë jetojnë në Olimp, ashtu si njerëzit në tokë. Nës...
Sa kishte rënë muzgu. Isha gati të bëja një shëtitje nga p...
Në marsin e vitit 1809, Europa dridhej nën ankthin e një ...
Gazetarja e CNA në Korçë, Iris Rrezhda, është fyer e kërcë...
Një protestë mund ta godasë pushtetin në fillim dhe ta ndi...
Pak ditë më parë qeveria Rama prezantoi draft Kodin e Proc...
Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik, as vetëm një a...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një punëtor 49-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi pësoi aksi...
Një shpërthim në rafinerinë e ‘Motor Oil’ në Agioi Theodor...
Policia e Lezhës ka parandaluar një atentat, duke vënë në ...
Policia e Fierit ka ekzekutuar 11 masa sigurimi personal “...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Katie Zachariah është zgjedhur si sekretarja e re e shtypi...
Një tërmet shumë i fortë, me magnitudë 7.6 të shkallës Rih...
Kirurgu i njohur Alexander Aslani është ekzekutuar në klin...
Një burrë i ka vrarë dy njerëz dhe e ka plagosur një tjetë...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Kufiri maksimal i sigurimit të depozitave bankare në Shqip...
Banka e Shqipërisë i ka rritur ndjeshëm blerjet e valutës ...
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin aktual për strehi...
Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrimin për kri...