“Korrupsioni i kuq”/ Si u bënë ish-komunistët kapitalistët e parë? Kajsiu: Paradoksi që deformoi tranzicionin shqiptar (VIDEO)

9 Tetor 2026, 22:30Politika TEMA
“Korrupsioni i kuq”/ Si u bënë ish-komunistët

Politologu Blendi Kajsiu thotë se një nga paradokset themelore të tranzicionit shqiptar ishte fakti që politikat e ndërmarra në emër të antikomunizmit favorizuan shpesh pikërisht shtresat që kishin më shumë kapital social, financiar dhe lidhje të trashëguara nga sistemi i vjetër.

Në një intervistë për podcastin “Apostrof”, Kajsiu argumenton se në fillim të viteve ’90 koncepti i korrupsionit kishte një kuptim shumë më të gjerë nga ai që përdoret sot dhe përfshinte edhe mënyrën se si ish-komunistët po shndërroheshin në kapitalistët e sistemit të ri.

“Degradimi ishte që komunistët u bënë kapitalistë. Ky ishte degradimi më i madh, pra ishte më larg idealit antikomunist sesa ç'mund të imagjinohej”, shprehet Kajsiu.

Sipas tij, politikat e privatizimit, reduktimit të shtetit dhe deregullimit krijuan një terren ku avantazh kishin ata që zotëronin tashmë kapital financiar dhe social, arsim apo lidhje, ndërsa shumë prej ish-të persekutuarve politikë hynin në ekonominë e re pothuajse pa burime.

“Politikat antikomuniste, privatizimi, reduktimi i shtetit, deregullimi, nga të gjitha këto përfituan ish-komunistët, sepse ata kishin kapital social, kishin kapital financiar, dinin anglisht, ndërkohë që të persekutuarit politikë po dilnin nga burgu i Spaçit”, thotë ai.

Kajsiu e sheh këtë si një nga deformimet e hershme të sistemit politik shqiptar: Partia Demokratike mbështetej në një masë të madhe nga shtresa më të varfra, që sipas tij kishin nevojë për politika sociale, por mbështeste një program ekonomik neoliberal. Në anën tjetër, Partia Socialiste e viteve të para të tranzicionit kishte një bazë me më shumë kapital social dhe lidhje, e cila mund të përfitonte më shumë nga hapja e ekonomisë.

Pikërisht në këtë kontekst, shpjegon Kajsiu, në ligjërimin antikomunist të viteve ’90 u shfaq edhe koncepti i “korrupsionit të kuq”, që nuk nënkuptonte vetëm abuzimin me detyrën publike, por edhe pasurimin dhe transformimin e ish-elitave komuniste në klasën e re kapitaliste.

10 Komente

  1. L
    Lexuesi

    O abricot pse e keni kaq frik ti thoni gjërat troç,se ajo që thua ti u bë nga ish sekretari byrosë të PPSH,të gjithë spitaleve dhe fak. të mjekësisë,dok.prof.Sali Berisha,.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shiko familjen brekgrisur berishiste si eshte pasu

      Kajsi pervec atyre qe rendit ti per komunistet,ti harron se ata kishin komunistin me te ndyre sali kriminelin..... Ishte ky kriminel me ramiz aline qe perkrahu sigurimsat e servilet komunist qe moren pronat e te tjereve,qe pervetsuan pasurine e perbashket e shume e shume gjera qe jane thene e sterthene per kete kriminel qe i ktheu komunistet ne pasanik te pa skrupullt,por jo kapitaliste

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Mesa duket Kajsiu nuk është njohur, ose e ka njohur me vonesë, platformën e Ramiz Alisë, e njohur si "KATOVICA". Për ta zbatuar atë jo pa qëllim si misionar të kupolës së PPSH (Byrosë së saj) në krye të të ashtuquajtuës opozita e ardhshme antikomuniste, dërgoi një komunist fanatik si Sali Berisha por jo vetëm. Sa për pjesën tjetër ishte i sigurt që e kishte në mision, se kishte një parti të tërë me për vojë 45 vjeçare, të cilën fët e fët, e transformoi në një parti (gjasme) liberale socialiste, e cila në unison me gjysmën tjetër të saj, që do quhej (gjasme) parti demokratike e klonuar, do ta realizonin atë platformë që ai projektoj dhe që fillonte me: "Komunizmi dështoj.....kapitalistët do jemi ne komunistët, bijtë tanë, pasurinë do ta trashëgojmë ne, se ne e fituam atë me gjak"!..... Nuk është këtu vendi ta sjellim të plotë atë, por sot kush e ka lexuar, mund të konstatojë se ajo është zbatuar pikë për pikë siç u projektua, për të arritur pikërisht atë që fatkeqësisht Kajsiu e paska konstatuar me vonesë. Tashmë s'mbete gjë tjetër veç të konstatohet dhe të citohet shprehja e njohur: "E ka marrë ferra uratën!"...

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ushtari.

          O Blendi mos u be si Hasimja.Po nje fenomen i tille ka ndodhur ne te gjithe Europen Lindore.Po kush ta ka drejtuar PD -ne e vazhdon ta drejtoje,pa ju futur pastaj pjeses perberese te saje qe jane keq e mos me keq.Ju vete i keni pranuar brohoritur e vazhdoni ti brohorisni.Mos u qani kote.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Atoning

            Mire e ka. Saliu me gjithe banden e tije,te kuq ishin.

            Përgjigjjuni
            1. k
              koti

              Analize kot fare!I merr njerzit si trungje,te pa ndryshueshem.Per mire apo per keq,njeriu di te kaperceje epoka per te mbijetuar.Ky kajsia sikur ka zbuluar rroten.Kur keta ishat vraponin ti me se merreshe imzot dhe ku ishe ti kur ishin komunistet ne pushtet,mos vije nga koti!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luli

                Ja ke fut kot o kumull , ata mbeten pa pun se kulakt ju turren pushtetit, ????

                Përgjigjjuni
                1. a
                  astrit

                  Nuk ka interes të dimë se çfarë ka ndodhur me ish komunistat problem për Shqipërinë është si do sillemi me ish komunistët që e kanë kthyer Shqipërinë në fillimet e saja kapitaliste të viteve 1920-1930.Duhet të gjejmë formulën për ti frenuar këtë babëzitje për fitim e këtë mendësi barbare për të shkataruar çdo gjë të bukur që Zoti na i ka dhënë.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luani

                    Nuk jam dakort me analizen. Kur erdhi partia jote ne pushtet nxorret ligjin e famshem 24/1 dhe i nxoret ne rruge te madhe shumicen e njerezve te ditur te vendit te cilet nuk ishin me idete tuaja.Cfare do benin sepse ishte mbijetese dhe filluan te bejne pune private te gjitha llojeve. Ketu filloi lindja e kapitalisteve te rinj. Ndersa ju PD-ja dhe ish te burgosurit politik ju interesonte nje vend pune ne administrate me nje rroge fillimisht dhe pastaj me vjedhje te ekonomise dhe shkaterrim te saj. Kjo eshte e verteta

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pres

                      Po nga me te goditurat nje realitet qe nuk kundershtohet, do te me pelqente qe ne çdo rreth te publikoheshin ne cilen dore ka shkuare kjo pasuri( sigurisht flas per ate elite komuniste) qe shkaterruan vodhen mashtruan shqiptaret dhe sot jane " demokrate" ku te perndjekurve nuk u dhane as pasurin e trasheguar.Ky kancer eshte per 35 vjet ne pushtet pa dallim.Por akoma me keq po femijet e tyre kerkojne sot revolucion per te privatizuar spitalet dhe ato pak gjera publike qe kane ngelur Duhen intelektual te mos ke ne pasur lidhje me kete gjeme. , Atdhetar shqiptar.Se tani kane nxjer femijet per revolucionin e radhes.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje