Goditjet me vezë në protestë, Deputeti Balliu: Ne të rinjtë jemi më pasionant në detyrë, duhej ai reagim

9 Tetor 2026 | 22:40

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë, dhe ka kritikuar reformën territoriale, duke pretenduar se heqja e statusit apo riorganizimi i Bashkisë së Divjakës është një “ekzekutim” pa asnjë arsye ekonomike apo kulturore.

Lidhur me aksionin e tyre opozitar, Balliu ka deklaruar se deputetët e rinj janë më pasionantë në punën e tyre duke mbështetur veprimet e qytetarëve.

“Ne të rinjtë jemi pak më pasionantë sesa kolegët më me eksperiencë. Ndoshta kjo lloj shpërthjeje dhe kjo lloj veprimtarie duhet të vinte nga dikush më i ri sesa nga dikush që ka 20 vite në parlament. Unë vazhdoj të mbetem i mendimit, pavarësisht se dikujt mund t’i duket e tepërt ose jo, që ai reagim ndaj Edi Ramës atë ditë duhej me patjetër sepse ishte e vetmja mënyrë për t’i hequr maskën e një njeriu që po e merrte këtë vend me shaka dhe po e çonte drejt greminës. Kështu që mendoj se ishte një reagim i duhur, por gjithsesi ka vend për përmirësim në aksionin tonë opozitar.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sara Mila zbulon çfarë fshihet pas simbolikës së luanit në videon e Ramës

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur edhe lidhur me...
21:20 | 09/10/2026

Dita e 132-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë edhe këtë të premte në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 132-të. Si...
19:34 | 09/10/2026

Senatorja amerikane: SHBA duhet të përqendrohet te ekonomia e stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikën e vet karshi Ballkanit Perëndimor në tri...
19:19 | 09/10/2026