Antigona Ramosaj ka folur për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, për betejën me kancerin që fatmirësisht e ka mposhtur. Motra e këngëtares Albërie Hadërgjonaj foli për këtë përvojë gjatë një lidhje telefonike me emisionin “Live me Luizin”, ku u shfaq më e qetë dhe në gjendje të mirë.
Pa hyrë në detaje për problemin shëndetësor, Antigona zgjodhi të veçojë personin që e ka ndihmuar të përballojë këtë periudhë: motrën e saj, Albërien. Ajo e falënderoi publikisht për kujdesin dhe mbështetjen që i ka dhënë në ditët e vështira. “Dua të falënderoj edhe Albërien, e cila më ka qëndruar pranë”, u shpreh ajo.
Gjatë bisedës, Luiz Ejlli vuri në dukje se Antigona dukej e buzëqeshur dhe e rikuperuar, duke i uruar që vështirësitë shëndetësore të mos rikthehen më.
Edhe Albërie Hadërgjonaj përcolli një mesazh për personat që po përballen me kancerin. Ajo u përpoq t’u jepte kurajë, duke kujtuar se sot ekzistojnë mundësi trajtimi dhe se një diagnozë e tillë nuk duhet të shuajë shpresën. Me humor, këngëtarja tha se po fliste si mjeke, ndërsa theksoi rëndësinë e kujdesit për shëndetin.
