Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Tentoi të përvetësonte aeroportin e Vlorës”, Behgjet Pacolli “i hap derën e burgut” Valon Llukës: Shpërdoroi BESIMIN tim, të flasë para ligjit

Shkruar nga Newsbomb
“Tentoi të përvetësonte aeroportin e Vlorës”,
Behgjet Pacolli dhe Valon Lluka/ Foto ilustruese

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila caktoi një muaj paraburgim si masë sigurie për Valon Llukën.

Në reagimin e tij, Pacolli thekson se kushdo që ka shpërdoruar besimin, ka shkelur detyrimet kontraktuale apo ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e kompanive të tij, duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit. Pacolli e vë theksin te besimi i dhënë dhe pasuritë e krijuara ndër vite, duke nënvizuar se ato janë rezultat i punës, sakrificave dhe investimeve shumëvjeçare.

“Çdokush që ka shpërdoruar BESIMIN e dhënë, ka shkelur detyrimet që burojnë nga kontratat e punës, të cilat në rastin tonë rregullohen nga legjislacioni zviceran, apo ka përvetësuar, keqpërdorur ose tjetërsuar në mënyrë të kundërligjshme pronën intelektuale dhe kanë vjedhur pasurinë dhe mjetet financiare të kompanive tona, duhet të mbajë përgjegjësi përpara ligjit.

Këto pasuri nuk janë krijuar rastësisht. Ato janë fryt i punës së palodhur, përkushtimit, sakrificave dhe investimeve të realizuara përgjatë shumë dekadave”, shkruan Behgjet Pacolli.

Valon Lluka dyshohet për veprat penale “Mashtrim”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhja e kontratës së dëmshme”. Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se ka dëmtuar kompaninë përmes faturave të rreme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese