
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare e gradualisht priten të shtihen dhe në pjesën tjetër të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 5 km/h. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3 ballë.