Luhatet moti, edhe sot reshje shiu dhe shtrëngata, e shtunë 10 tetor 2026
Lajmifundit
/
10 October 2026, 08:09
Aktualitet

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug reshjet e shiut në intervale afatshkurtra parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera- herës pritet të fitojë shpejtësi deri 16m/s.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.


