AKTUALITET /

''500 lekë tek leja e qarkullimit'', arrestohen 3 shoferë në Durrës që tentuan të korruptonin policët

Drejtuesit e automjeteve tentuan t'u jepnin ryshfet policëve që të mos i gjobisnin.

Shkruar nga Versus

''500 lekë tek leja e qarkullimit'', arrestohen 3

Durrës- Tre shoferë automjetesh janë arrestuar nga policia pasi tentuan të korruptonin efektivët e policisë Rrugore që të mos i gjobisnin për shkeljet e tyre. 

Bëhet fjalë për dy raste në Durrës dhe një në Kavajë. Në foton e publikuar nga policia shihen qartë shuma të ndryshme parash, 500 lekë dhe 50 euro të futura nëpër lejet e qarkullimit.

Në pranga kanë rënë: K. M., 47 vjeç, E. A., 30 vjeç, të dy banues në Durrës dhe A. K., 35 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll