Tentuan të korruptonin policët rrugorë për t’i shpëtuar gjobës, procedohen 3 shoferë në Durrës dhe Kavajë

10 Tetor 2026 | 09:19

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore për të shmangur ndëshkimin për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë monitorimeve të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në Durrës dhe Kavajë, janë konstatuar disa drejtues automjetesh që po kryenin shkelje të Kodit Rrugor.

Në tre raste të veçanta, dy në Durrës dhe një në Kavajë, drejtuesit e mjeteve, të cilët rezultonin me dokumentacion të parregullt, dyshohet se u kanë ofruar para punonjësve të policisë me qëllim shmangien e masës administrative.

Për këto raste, policia ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për tre shtetasit me inicialet K. M., 47 vjeç, dhe E. A., 30 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Peqin.

Ata dyshohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditjet me vezë në protestë, Deputeti Balliu: Ne të rinjtë jemi më pasionant në detyrë, duhej ai reagim

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë, dhe ka kritikuar reformën...
22:40 | 09/10/2026

Sara Mila zbulon çfarë fshihet pas simbolikës së luanit në videon e Ramës

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur edhe lidhur me...
21:20 | 09/10/2026

Dita e 132-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë edhe këtë të premte në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 132-të. Si...
19:34 | 09/10/2026