Bashkëshorti i Kamala Harris, Doug Emhoff, u ka thënë privatisht personave të afërt se do të preferonte që ish-nënpresidentja amerikane të mos garonte për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.
Lajmi raportohet nga The Wall Street Journal, duke iu referuar burimeve pranë çiftit.
Sipas gazetës, skeptikë ndaj një kandidimi të mundshëm të Harris janë edhe një numër donatorësh, të cilët dyshojnë se ajo do të kishte pak gjasa për të fituar garën presidenciale. Megjithatë, këto qëndrime nuk nënkuptojnë se Harris ka hequr dorë nga mundësia për të garuar sërish për presidencën.
Lini një Përgjigje