Fusha e Maliqit kërkon ribonifikim, mbi 600 hektarë tokë u përmbytën

10 Tetor 2026 | 09:24

Mbi 600 hektarë tokë bujqësore në fushën e Maliqit u përmbytën nga reshjet e dendura të dimrit të kaluar, ndërsa fermerët vijojnë të përballen me problematikat e kullimit.

Zgjidhja shihet te ribonifikimi i fushës, veçanërisht në zonën torfike, ku niveli i tokës ka rënë ndër vite, duke vështirësuar largimin e ujërave.

Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Maliq, Aurel Zenunllari, bën të ditur se Ministria e Bujqësisë ka siguruar financimin për këtë investim.

“Është siguruar financimi nga Ministria e Bujqësisë për ribonifikimin e fushës së Maliqit. Ky është një lajm shumë i mirë, pasi bëhet fjalë për një investim madhor që do të ndikojë drejtpërdrejt në parandalimin e përmbytjeve. Gjithashtu, ky investim pritet të përmirësojë sistemin e ujitjes, duke krijuar kushte më të mira për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë”, tha Aurel Zenunllari, drejtor i Bujqësisë në Bashkia Maliq

Eksperti i bujqësisë, Ylver Bylykbashi, vlerëson se për zgjidhjen e problemit nevojitet një ndërhyrje e plotë në sistemin e kullimit, duke përfshirë pastrimin e kanaleve dhe të shtratit të lumit Devoll.

“Zgjidhja për fushën e Maliqit është ribonifikimi, që nënkupton pastrimin e kanaleve kulluese në thellësinë e duhur dhe pastrimin e shtratit të lumit Devoll. Në pjesët ku niveli i tokës ka rënë nën nivelin e lumit, është i domosdoshëm ndërtimi i një hidrovorri, i cili do të mundësojë largimin e ujërave nga kanalet kulluese dhe derdhjen e tyre në lumë. Kjo është e rëndësishme për të shmangur përmbytjet e përsëritura të tokave bujqësore”, u shpreh Ylver Bylykbashi, ekspert bujqësie.

Fusha e Maliqit shtrihet në rreth 13 mijë hektarë, nga të cilat 6 mijë hektarë janë zonë torfike. Rreth 500 hektarë nga sipërfaqja e përmbytur gjatë dimrit të kaluar ndodheshin pikërisht në këtë zonë.

Kjo fushë ka rëndësi të veçantë për bujqësinë e juglindjes. Për fermerët, përmirësimi i sistemit të kullimit është thelbësor për të shmangur dëmet nga përmbytjet dhe për të mbrojtur prodhimin bujqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentuan të korruptonin policët rrugorë për t’i shpëtuar gjobës, procedohen 3 shoferë në Durrës dhe Kavajë

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore për të shmangur ndëshkimin për...
09:19 | 10/10/2026

Goditjet me vezë në protestë, Deputeti Balliu: Ne të rinjtë jemi më pasionant në detyrë, duhej ai reagim

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë, dhe ka kritikuar reformën...
22:40 | 09/10/2026

Sara Mila zbulon çfarë fshihet pas simbolikës së luanit në videon e Ramës

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur edhe lidhur me...
21:20 | 09/10/2026