web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kanosi për 2 vjet një 73-vjeçar për t’i marrë para, vihet në pranga 41-vjeçari

10 Tetor 2026, 09:31, Kronika CNA

Kanosi për 2 vjet një 73-vjeçar për t’i marrë

Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar shtetasin me inicialet I.SH., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, i cili rezultoi me precedentë penalë në fushën e krimeve kundër personit, ka kërcënuar për dy vite me radhë një 73-vjeçar për t’i marrë para.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në DVP Fier, pas një hetimi të kryer me metoda speciale, në vijim të kallëzimit të një 73-vjeçari, i cili ishte kanosur për dhënien e një shume parash, kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të rastit, shtetasin:

I. Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, ka kanosur vazhdimisht, që prej vitit 2024, një 73-vjeçar, me qëllim që ky i fundit t’i jepte një shumë parash, të cilën pretendonte se ia kishte borxh djali i tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë””, njofton policia./ CNA





Lajmet e fundit nga