Autoritetet e Serbisë ua kanë mohuar deputetëve dhe përfaqësuesve të Kosovës vizitën në Luginën e Preshevës. Lajmin e jep kryetarja Ardita Sinani, e cila thotë se disa deputetë, ambasadori i Kosovës në Beograd dhe këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, po shkonin në shtëpinë e saj për ngushëllim.
Pesë ditë më parë, ajo njoftoi se i kishte ndërruar jetë babai, i vetmi nga të dy prindërit, i cili i kishte mbetur gjallë deri më sot. Po pavarësisht kësaj arsyeje, autoritetet në Serbi kanë vendosur t'u mohojnë lejen përfaqësuesve të Kosovës.
"Me rastin e vdekjes së babait tim, një delegacion nga Republika e Kosovës, i përbërë nga deputetet e Kuvendit, Arbërie Nagavci, Fatmire Mullhaxha Kollçaku e Liza Gashi, kishin planifikuar që të vijnë për vizitë në shtëpinë e prindërve të mi në Preshevë për të më shprehur ngushëllime.
Sipas protokollit, deputetet i kishte shoqëruar edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Beograt, Sh,T. Jeshit Jashari, i cili poashtu kishte shprehur dëshirën që së bashku me deputetet të më vijë në vizitë për ngushëllime.
Pjesë e delegacionit ishte edhe Ragmi Mustafi, këshilltari i kryeministrit Kurti për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, i cili kësaj here kishte porosinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti që të më përcjell nga afër mua e familjarëve të mi ngushëllimet e tij për humbjen e prindit", shkruan ajo.
Sinani dhe familjaret dolen ne vendkalimin kufitar në Depcë, ku takuan deputetet e Kosoves
Pavarësisht se vizita e tyre ishte për qëllime personale, aq më shumë ishte për qëllime humane e për të ruajtur një traditë tonën të përhershme për të ngushëlluar të afërmit në raste të vdekjes, Serbia vendosi paturpësisht ta përfshijë politikën edhe në këtë rast.
Pas disa orë mbajtje në vendkalimin kufitar me Kosovën në Depcë, autoritetet kufitare njoftuan delegacionin nga Republika e Kosovës që nuk iu lejohet vizita në Preshevë.
Kryetarja Ardita Sinani thotë se e detyruar nga këto rrethana, së bashku me vëllezërit dhe familjarët e saj, e nderuar nga qëllimi i deputeteve dhe Ambasadorit për të qenë pjesë e dhimbjes sime me rastin e vdekjes së babait, ka udhëtuar nga Presheva për në vendkalimin Depcë, në territorin e Republikës së Kosovës.
"Qoftë edhe në këto rrethana, aspak njerëzore dhe e frustruar nga ky rast, pata nderin që unë me familjar të marr ngushëllimet e sinqerta në emrin e tyre të deputeteve Nagavci, Mullhaxha Kollçaku e Gashi, të cilat më përcollën edhe ngushëllimet e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, mikes time, znj. Albulena Haxhiu.
Kjo është një situatë për t’u mbajtur mend për të keq, e ku Serbia shpërfaq politikën e saj diskriminuese në çdo pore të jetës, qoftë edhe në raste të vdekjeve e ku vizitat kanë për qëllim vetëm ndarjen e dhimbjes", shkruan kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
© SYRI.net
Kurti me komisionerin e OSBE-së, ngre shqetësimin për diskriminimin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Krimi në Gjilan/ Vrau gruan dhe vëllain e saj, plagosi edhe një person tjetër! Autori u vetëdorëzua
Aksident zinxhir në aksin Prishtinë-Gjilan, përfshihen disa automjete, raportohet për të plagosur