E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Modifikonin makineta të kontrabanduara për lojëra fati, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona, 53 dhe 67 vjeç, janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit me programe ilegale, për t’ua shitur më pas organizatorëve të aktiviteteve të paligjshme.

Operacioni policor i koduar “Interceptimi” u finalizua pas një hetimi pesëmujor, të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë.

Reklamë

Sipas Policisë, 53-vjeçari A. S. kishte marrë me qira një magazinë në zonën e Kodrës së Priftit, ku dyshohet se, në bashkëpunim me 67-vjeçarin S. K., kontrabandonte makineta nga shtetet fqinje. Pajisjet modifikoheshin përmes programeve elektronike të vjedhura dhe ndërhyrjeve elektromagnetike, sipas kërkesave të personave dhe subjekteve të përfshira në organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 25 makineta (slot machine), katër telefona celularë, dy laptopë dhe një njësi kompjuterike. Dy të arrestuarit dyshohet se kishin role në këtë veprimtari, ndërsa pajisjet përdoreshin për të realizuar modifikimet e paligjshme.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.