Tentuan të korruptonin policët rrugorë për të shmangur ndëshkimin me masë administrative, procedohen 3 shtetas në Durrës
Një 41-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se për rreth dy vite ka kanosur vazhdimisht një 73-vjeçar, me qëllim për t’i marrë një shumë parash.
Sipas bluve, i arrestuari pretendonte se paratë ia kishte borxh djali i të moshuarit. 41-vjeçari, Ilir Sherifaj, rezulton me precedent penal për krime kundër personit.
Njoftimi i policisë:
DVP FIER
I arrestuari, me precedent penal për krime kundër personit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në DVP Fier, pas një hetimi të kryer me metoda speciale, në vijim të kallëzimit të një 73-vjeçari, i cili ishte kanosur për dhënien e një shume parash, kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të rastit, shtetasin:
* I. Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, ka kanosur vazhdimisht, që prej vitit 2024, një 73-vjeçar, me qëllim që ky i fundit t’i jepte një shumë parash, të cilën pretendonte se ia kishte borxh djali i tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Top Channel