Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të premten me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp. Gjatë bisedës janë diskutuar të drejtat e komuniteteve, përdorimi i gjuhëve, si dhe mundësitë për arsimim dhe qasje në shërbimet publike.
Një nga çështjet e ngritura nga Kurti ishte edhe trajtimi i shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ai akuzoi autoritetet serbe për diskriminim sistematik ndaj tyre, duke përmendur pasivizimin e adresave, pengesat në arsim dhe përfaqësimin e pamjaftueshëm në institucionet publike.
Kreu i qeverisë së Kosovës kërkoi angazhim të drejtpërdrejtë dhe masa konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve. Sipas tij, Serbia duhet të zbatojë standardet evropiane për mbrojtjen e pakicave dhe të sigurojë trajtim të barabartë për shqiptarët.
“Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve, të garantojë barazi reale për shqiptarët dhe të respektojë të drejtat e njeriut e ato civile. Të drejtat e tyre nuk mund të mbeten peng i vullnetit politik të një sistemi autokratik”, shkroi Kurti.
Gjatë takimit me përfaqësuesin e OSBE-së, kryeministri foli edhe për të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë. Ai theksoi se Kushtetuta e vendit u garanton atyre të drejta të gjera dhe se barazia para ligjit duhet të zbatohet për të gjithë qytetarët, pa dallim të përkatësisë së tyre.
Në përfundim, Kurti bëri të ditur se Kosova do të vijojë bashkëpunimin me Zyrën e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, me synimin për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe sundimin e ligjit.
© SYRI.net
Me mandatet e Tom Doshit/ Rama shtyp kritikën brenda PS për hartën e re territoriale
Flasim për negociata dhe anëtarësim në BE, por akoma duhet të shkruajmë letra për: rrugë, drita dhe ujë