E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kanosje ndaj 73-vjeçarit për një borxh që pretendonte se i kishte i biri, arrestohet 41-vjeçari në Fier

Një 41-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se prej vitit 2024 kanoste vazhdimisht një 73-vjeçar për t’i marrë një shumë parash, të cilën pretendonte se ia kishte borxh djali i të moshuarit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, arrestimi i shtetasit me inicialet I. Sh. u bë pas një hetimi të zhvilluar me metoda speciale, në vijim të kallëzimit të bërë nga 73-vjeçari.

Reklamë

Nga hetimet dyshohet se 41-vjeçari e kishte kanosur vazhdimisht të moshuarin, me qëllim që ky i fundit t’i jepte paratë që pretendonte se i detyrohej djali i tij.

Policia bën me dije se i arrestuari ka precedent penal për krime kundër personit. Megjithatë, rrethanat e plota të rastit dhe pretendimet për borxhin po trajtohen në kuadër të hetimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.