Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
Ministria e Jashtme gjermane dhe Ministria Federale e Brendshme njoftuan se nuk ishin informuar paraprakisht për udhëtimin e Schröderit. As Ambasada Gjermane në Moskë nuk i kishte ofruar atij mbështetje.
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka kritikuar ashpër vizitën e ish-kancelarit Gerhard Schröder te presidenti rus Vladimir Putin. Merz është "thellësisht i indinjuar” për këtë takim, deklaroi në Berlin zëvendëszëdhënësi i qeverisë, Steffen Meyer. Sipas tij, kancelari e konsideron si "krejtësisht të pamoralshme” që Schröder të ketë festuar ditëlindjen e Putinit së bashku me të.
"Vetëm Putini” mban përgjegjësi për luftën në Ukrainë. Urdhrat e tij shkaktojnë çdo ditë "vuajtje të pallogaritshme, viktima civile, familje të ndara, të vrarë dhe të plagosur”, tha Meyer. Ai shtoi se Rusia aktualisht nuk po tregon asnjë interes të dukshëm për t'i dhënë fund luftës apo për të zhvilluar negociata serioze.
Ministria e Jashtme gjermane dhe Ministria Federale e Brendshme njoftuan se nuk ishin informuar paraprakisht për udhëtimin e Schröderit. As Ambasada Gjermane në Moskë nuk i kishte ofruar atij mbështetje.
Kritika të ashpra nga të gjitha anët
"Turpi mezi mjafton për ta përshkruar këtë”, shkroi sekretarja e përgjithshme e partisë konservatore në pushtet, CDU, Franziska Hoppermann, në platformën X. Me fjalët "Shampanjë, havjar dhe bomba”, ajo iu referua faktit se gjatë festës në Moskë, fëmijë ukrainas humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse. Rusia e sulmoi Ukrainën të mërkurën, ditën e 74-vjetorit të lindjes së Putinit, me raketa dhe dronë luftarakë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se nga sulmet humbën jetën të paktën 25 persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë. Ai e quajti sulmin një "dhuratë ditëlindjeje për Putinin”.
Politikania e të Gjelbërve, Katrin Göring-Eckardt, shkroi në platformën X: "Një turp për Gjermaninë. Një tradhti ndaj Evropës. Një dëm për paqen.”
"Një turp i pashembullt”
Kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin Evropian, Marie-Agnes Strack-Zimmermann nga FDP-ja liberale, e quajti Gerhard Schröderin "pensionisti më i pacipë i Gjermanisë”. "Aq i sëmurë sa të mos paraqitet në komisionet hetimore (me një burnout shumë të rëndë), por për mandatet e paguara mirë në Rusi dhe për festën e ditëlindjes në shtëpinë e kriminelit të luftës Putin, qenka ende në gjendje. Një turp i pashembullt”, tha ajo.
Stegner nga SPD-ja mbron Schröderin
Një vlerësim ndryshe vjen nga vetë partia e Schröderit. Politikani socialdemokrat për çështjet e jashtme, Ralf Stegner, mbrojti vizitën dhe iu referua lidhjeve që ish-kancelari ka me presidentin rus.
"Schröder mund të hapë dyer te Putini”, deklaroi Stegner për gazetën Tagesspiegel. Sipas tij, ish-kancelari është një nga të paktët njerëz në Gjermani që ende kanë qasje të drejtpërdrejtë te Putini.
"Nëse vizita e Schröderit i ka shërbyer paqes qoftë edhe për një milimetër, atëherë kjo vizitë ka qenë e suksesshme”, deklaroi Stegner. Ai tha se është i bindur që Schröder nuk e ka inkurajuar presidentin rus të vazhdojë luftën.
Në një intervistë për portalin e lajmeve t-online, Stegner theksoi gjithashtu: "Gerhard Schröder nuk është politikan aktiv, ai ishte atje si person privat. Nuk duhet të bëjmë në Gjermani gjueti shtrigash sa herë që një ish-kancelar udhëton në Moskë.”
Ndërkohë, kryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, e kritikoi vizitën te Putini si "krejtësisht të papranueshme”. Ai i tha gazetës Süddeutsche Zeitung: "Rusia po zhvillon një luftë brutale agresioni kundër Ukrainës dhe ka sjellë vuajtje të pallogaritshme për njerëzit atje.” Që në muajin maj, Putini e kishte përmendur Schröderin si një ndërmjetës të mundshëm në luftën kundër Ukrainës. Qeveria gjermane kishte reaguar atëherë me skepticizëm.
Sipas Kremlinit, Schröder fillimisht kishte udhëtuar në Moskë për arsye biznesi. Thuhet se Putini kishte mësuar për praninë e tij nga raportimet në media. "Presidenti e ftoi mikun e tij të vjetër në shtëpinë e vet”, njoftoi Kremlini në platformën Telegram./DW
Pamjet PANAMA- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka goditur të premten Panamanë, duke shkaktuar dëme në nd&eum...
Putin dhe Trump SHBA- Detaje të reja mbi prapaskenat e marrëveshjes mes Donald Trump dhe Vladimir Putin për rritjen e eksporteve ruse të...
Frank-Walter Steinmeier dhe Emmanuel Macron Delegacioni gjerman nuk pa asgjë nga grevat e nxënësve në rrugët e Parisit. Autokolona...
ARABIA SAUDITE- Një 24-vjeçar nga Sri Lanka është dënuar me vdekje në Arabinë Saudite për një koment në Fa...
Volodymyr Zelensky SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka arritur një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, për leht&e...
pamje SHBA- Aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln është kthyer në bazën e saj në San Diego, duke përmbyllur nj...
Foto ilustruse MEKSIKË- Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur pas një përleshjeje t&e...
Foto ilustruse GAZA- 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut kanë ngritur alarmin për situatën në Gaza, ...
pamje PANAMA- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi të premten brigjet jugore të Panamasë, duke shkaktuar shqet&...
Lisa Cook SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një tjetër nismë për të larguar nga detyra Lisa Cook, an&e...