Kanosi për dy vite një 73-vjeçar për t’i marrë para, arrestohet 41-vjeçari në Fier
Një 41-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se për rreth dy vite ka kanosur vazhdimisht një 73-vjeçar, me qëllim që t’i merrte një shumë parash.
Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari, me inicialet I. Sh., dyshohet se e kanoste të moshuarin që prej vitit 2024, duke i kërkuar para që pretendonte se ia kishte borxh djali i tij.
Pas kallëzimit të bërë nga 73-vjeçari, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kryen hetime me metoda speciale, të cilat çuan në identifikimin dhe arrestimin e 41-vjeçarit.
Policia bën me dije se i arrestuari ka precedent penal për krime kundër personit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Kontrabandonin dhe modifikonin makineta për lojërat e fatit në Tiranë, arrestohen dy persona
Fusha e Maliqit kërkon ribonifikim, mbi 600 hektarë tokë u përmbytën
Tentuan të korruptonin policët rrugorë për t’i shpëtuar gjobës, procedohen 3 shoferë në Durrës dhe Kavajë
- 10:02 Shtatë persona, tre prej të cilëve ishin fëmijë vriten në sulmin rus në Ukrainë
- 09:51 Kontrabandonin dhe modifikonin makineta për lojërat e fatit në Tiranë, arrestohen dy persona
- 09:24 Fusha e Maliqit kërkon ribonifikim, mbi 600 hektarë tokë u përmbytën
- 09:19 Tentuan të korruptonin policët rrugorë për t’i shpëtuar gjobës, procedohen 3 shoferë në Durrës dhe Kavajë
- 09:08 Trump emëron Katie Zacharia në postin e sekretares për shtyp të Shtëpisë së Bardhë
- 08:20 Dëmi nga protestat në Francë tejkalon 30 milionë euro, pothuajse 7000 të mitur të ndaluar