Në Shkodër, një operacion policor goditi një tjetër rast të tentativës për të kaluar në mënyrë të paligjshme në kufi, emigrantë nga vendet e treta.
Policia arrestoi në flagrancë një 23-vjeçar me banim në Urën Vajgurore, duke transportuar me automjet 7 emigrantë nga Filipinet dhe Afganistani, të cikët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.
Shërbimet e Policisë Kufitare e ndaluan në segmentin rrugor Vukpalaj–Aliaj, ndërsa automjeti u sekuestrua.
"Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, pasi u kap duke transportuar me automjet 7 shtetas nga Filipinet dhe Afganistani, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi. Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 4”. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi L. M., 23 vjeç, banues në Urën Vajgurore.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan, në segmentin rrugor Vukpalaj–Aliaj, automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe me të cilin po transportoheshin, kundrejt pagesës, 7 shtetas të huaj, 5 nga Filipinet dhe 2 nga Afganistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi", njoftoi Policia.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë











Komente
Komento