Këtë fundjavë kampionatet kombëtare iu rikthehen normalitetit pas pauzës së ndeshjeve të Kombëtareve. Në Itali do të luhen ndeshjet e javës së 6 ku 3 ndeshjet e para do të luhen këtë të shtunë.

Interi do të presë në shtëpi Parmën e Gilardinos, ndaj së cilës do të kërkojë të fitojë dhe të parakalojë Romën që do të luajë ndaj Comos. Për këtë ndeshje Chivu rigjen Calhanoglu, por humbet Curtis Jones. Sfida mes Interit dhe Parmës mund të jetë edhe ndeshja e të rejave të mëdha të skuadrës zikaltër; duket se ka ardhur koha për të parë mes shtyllave ndoshta, Ivan Provedel dhe mes të grumbulluarve në skuadër është edhe Djed Spence. Interi është skuadra e dytë në Serie A me numrin më të lartë të futbollistëve të grumbulluar nga kombëtaret e tyre dhe kështu trajneri do të duhet të bëjë ndonjë vlerësim. Që do të thotë se pritet që rumuni të bëjë ndonjë rotacion, por ka shkuar në eksperiemente.

Ndërsa Napoli do të luajë me Frosinonen që konsiderohet si një kundërshtar i komplikuar për të gjithë dhe Massimiliano Allegri këtë e di mirë. Trajneri i Napolit vazhdon të humbasë pjesët(nuk do të luajnë as Vergara, Favasuli e Oliveira) por i gëzohet formës së rigjetur të De Bruyne dhe Hojlund. Nëse në ndeshjen që do të luhet në Maradona Stadium, Napoli nuk do të marrë rezultat pozitiv, rrezikon të shohë veten në mesin e klasifikimit. ‘E dimë që përballemi me një skuadër si Frosinone që po bën shumë mirë, është një skuadër që ka lojtarë të mirë, me teknikë të mirë. Por për ne është shumë e rëndësishme që të marrim fitoren për të përgatitur sa më mirë atë që është ndeshja tjetër e rëndësishme, ajo me Villarreal në Champions’-është shprehur Allegri.

Top Channel