Pretendonte se i biri i kishte borxh para, 41-vjeçari kanosi për 2 vjet të moshuarin, arrestohet në Fier

Pretendonte se i biri i kishte borxh para, 41-vjeçari kanosi për 2 vjet të moshuarin, arrestohet në Fier

09:27, 10/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 41-vjeçar është arrestuar pas dyshimeve se prej vitit 2024 kanoste vazhdimisht një 73-vjeçar për t’i marrë një shumë parash.

Sipas burimeve për SYRI-n, i arrestuari i identifikuar si Ilir Sherifaj, pretendonte se paratë ia kishte borxh djali i të moshuarit. Sherifaj rezulton me precedent penal për krime kundër personit dhe do të përballet me akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

DVP FIER/ Njoftimi

Kanosi për 2 vjet një 73-vjeçar për t’i marrë një shumë parash, identifikohet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

I arrestuari, me precedent penal për krime kundër personit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në DVP Fier, pas një hetimi të kryer me metoda speciale, në vijim të kallëzimit të një 73-vjeçari, i cili ishte kanosur për dhënien e një shume parash, kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të rastit, shtetasin:

* I. Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, ka kanosur vazhdimisht, që prej vitit 2024, një 73-vjeçar, me qëllim që ky i fundit t’i jepte një shumë parash, të cilën pretendonte se ia kishte borxh djali i tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco