Jahjaga: Deri kur vrasja e grave do të shihet vetëm si një tragjedi tjetër?

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmë në Livoç të Gjilanit dhe tronditi opinionin publik në Kosovë.

Të lidhura

None found

Sipas saj, vrasja e grave nuk mund të konsiderohet thjesht si një dramë individuale apo si çështje private brenda familjes.

Jahjaga ka theksuar se përballja me dhunën është përgjegjësi e përbashkët e shoqërisë dhe institucioneve, të cilat duhet të sfidojnë mentalitetet që e bëjnë dhunën të duket normale, heshtjen që e toleron atë dhe çdo tentativë për ta arsyetuar apo zvogëluar rëndësinë e saj.

“Sa jetë të tjera duhet të humbin që dhuna ndaj grave të mos trajtohet më vetëm si një tragjedi e radhës? Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Gjilan na ka tronditur thellë, por përtej dhimbjes duhet të përballemi me realitetin e hidhur të një shoqërie ku gratë ende humbin jetën nga njerëzit pranë të cilëve duhet të ndihen të mbrojtura. Asnjë grua nuk duhet të jetojë nën frikën se mund të vritet dhe askush nuk duhet ta paguajë me jetë të drejtën për të jetuar e lirë, e sigurt dhe me dinjitet”, ka shkruar ajo.

Ish-shefja e shtetit u ka përcjellë ngushëllimet familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

V.R. dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, N.B., dhe vëllain e saj, E.R., ndërsa plagosi edhe axhën e viktimave.

Pas ngjarjes, i dyshuari është dorëzuar në Polici.


Shtuar më 10.10.2026 10:36

Tags: ,
Quantcast