Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
Sipas vendimit të datës 10 tetor 2026, nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 211 lekë për litër, ndërsa benzina me një çmim maksimal prej 195 lekësh për litër.
TIRANË- Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri. Sipas vendimit të datës 10 tetor 2026, nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 211 lekë për litër, ndërsa benzina me një çmim maksimal prej 195 lekësh për litër.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i shitjes me shumicë për naftën është përcaktuar në jo më shumë se 199 lekë për litër, ndërsa për benzinën në jo më shumë se 183 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 10 tetor, në orën 12:30, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme.
Njoftimi për shtyp:
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 10 Tetor 2026, vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 12.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg./Dosja.al
Arrestimi TIRANË-Një magazinë ku modifikoheshin me programe ilegale, makineta të kontrabanduara, të cilat iu shiteshin organi...
Moti TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti pa...
Viktima TIRANË - Motra e Renis Dobrës ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, 15 muaj pas vrasjes së të v&eu...
Pamje TIRANË - Një dosje e ardhur nga Italia për aktivitetin e call centerave ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posa...
Foto ilustruse Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Kor&cce...
Foto ilustruse Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekz...
Pamje Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohe...
Ermal Pashaj Nga Ermal Pashaj Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të m...
Foto ilustruse Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimev...
Valon Lluka KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Valon Lluka, is...