Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
Policia njofton se 53-vjeçari kishte marrë me qira, një magazinë, në zonën e quajtur “Kodra e Priftit”, dhe në bashkëpunim me shtetasin S. K., dyshohet se kontrabandonte makineta nga shtetet fqinje.
TIRANË-Një magazinë ku modifikoheshin me programe ilegale, makineta të kontrabanduara, të cilat iu shiteshin organizatorëve të lojërave të fatit është zbuluar te Kodra e Priftit në Tiranë. Lidhur me rastin dy persona të moshave 53 dhe 67 vjeç janë arrestuar.
Policia njofton se 53-vjeçari kishte marrë me qira, një magazinë, në zonën e quajtur “Kodra e Priftit”, dhe në bashkëpunim me shtetasin S. K., dyshohet se kontrabandonte makineta nga shtetet fqinje. Gjatë operacionit të koduar “Interceptimi”, efektivët gjetën dhe sekuestruan 25 makineta (slot machine), 4 celularë, 2 laptopë dhe 1 njësi kompjuterike.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet si rezultat i një hetimi 5-mujor, me metoda proaktive, operacioni i koduar “Interceptimi”. Zbulohet se në një magazinë te Kodra e Priftit, modifikoheshin me programe ilegale, makineta të kontrabanduara, të cilat iu shiteshin organizatorëve të lojërave të fatit. Arrestohen organizatori i kësaj veprimtarie në ambientin e marrë me qira, si dhe bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohen 25 makineta (slot machine), 4 celularë, 2 laptopë dhe 1 njësi kompjuterike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit të koduar “Interceptimi”, arrestuan shtetasit A. S., 53 vjeç dhe S. K., 67 vjeç.
Si rezultat i një pune të thelluar hetimore, aplikimit të metodave speciale të hetimit, si dhe monitorimit dhe interceptimit të valëve elektronike, u konstatua se shtetasi A. S. kishte marrë me qira, një magazinë, në zonën e quajtur “Kodra e Priftit”, ku në bashkëpunim me shtetasin S. K., dyshohet se kontrabandonte makineta nga shtetet fqinje, të cilat nëpërmjet programeve elektronike të vjedhura dhe ndërhyrjeve elektromagnetike, programoheshin sipas kërkesave të shtetasve/subjekteve të interesuara, të përfshira në organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Hetimi vijon për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Moti TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti pa...
Viktima TIRANË - Motra e Renis Dobrës ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, 15 muaj pas vrasjes së të v&eu...
Pamje TIRANË - Një dosje e ardhur nga Italia për aktivitetin e call centerave ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posa...
Foto ilustruse Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Kor&cce...
Foto ilustruse Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekz...
Pamje Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohe...
Ermal Pashaj Nga Ermal Pashaj Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të m...
Foto ilustruse Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimev...
Valon Lluka KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Valon Lluka, is...
Foto ilustruse TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranë...