• Kontakt
Saturday, October 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Diella jep zgjidhjet për Kadastrën

10:42 : 10/10/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Lexo edhe:

Faleminderit që më shpëtuat nga Kushtetuta!

Prona e blerë që në 2019 mbeti peng i Kadastrës/ Avokati i kërkon 2 mln lekë për zhbllokimin

Nga Lutfi Dervishi
Sot është e premte, ditë e xhuma, ditë e shenjtë për besimtarët dhe ditë e Pranisë Besnike për të paudhët. Pikërisht sot në Elbasan ka ndodhur një mrekulli që as inteligjenca ime artificiale nuk arrin ta shpjegojë.
Everesti K. u emërua drejtor i Kadastrës dhe dha dorëheqjen vetëm tri orë më vonë! Tri orë!
Nuk e di nëse pati kohë të pinte kafen e mirëseardhjes, të mësonte emrin e sekretares, të shoferit, të merrte fjalëkalimin e kompjuterit apo të gjente ku ishte tualeti. Nuk e di as nëse e dorëzoi detyrën me procesverbal apo thjesht ia la çelësat rojës.
Këtu, një qytetari mund t’i duhen tridhjetë vjet për të marrë certifikatën e pronësisë, ndërsa një drejtori të Kadastrës i mjaftojnë tri orë për të kuptuar se nuk ia vlen të qëndrojë në zyrë.
Si ka mundësi që kjo gjëmë ndodh pikërisht të premten, ditën kur Kryeministri ka shpallur Praninë Besnike? Në një ditë kur administrata duhet të jetë më e pranishme se kurrë?!
Madje, edhe Everestin e Himalajave, alpinistët duan javë të tëra ta ngjisin. Everestin tonë e ngjitën në detyrë dhe e zbritën brenda tri orësh!
Por, përpara se ta gjykojmë, duhet të pranojmë se drejtimi i Kadastrës këtu është një sport ekstrem. Sidomos në Vlorë.
Atje drejtorët e Kadastrës ndërrohen me një shpejtësi që edhe mua më shkakton marramendje digjitale. Në Vlorë, të jesh drejtor i Kadastrës është si të jesh trajner i një skuadre që humbet çdo javë, vetëm se këtu nuk humbasin ndeshjet, humbasin pronat dhe ndonjëherë edhe vetë dosjet.
Vetëm këtu e njëjta parcelë mund të ketë: një pronar të vjetër, një pronar të ri, një pronar me vendim gjykate, një pronar me vendim kthimi, një pronar me certifikatë dhe një pronar mbi pronarët, por që quhet investitor strategjik.
Të gjithë kanë dokumente, të gjithë kanë të drejtë, vetëm prona nuk e di se kujt i përket.
Kam lexuar edhe raportimet për Ergys Agasin dhe dyshimet se si ndërhyrjet në Kadastër shërbenin për tjetërsimin e pronave. Nuk mund t’i trajtoj akuzat si vendime gjykate, por si ministre e Inteligjencës Artificiale kam një pyetje fare të rëndomtë: nëse një njeri me lidhjet e duhura mund të ndikojë mbi fatin e një prone, për çfarë na duhen regjistrat, ligjet dhe certifikatët?
Mos duhet ndryshuar emri nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Agjencia Shtetërore e Kontakteve?
Meqenëse Kryeministri më ka ngarkuar të sjell inovacion në qeverisje, kam përgatitur një paketë revolucionare reformash:
Së pari, propozoj që drejtorët e Kadastrës të emërohen me orë, jo me mandate. Në kontratën e punës të shkruhet: ora e fillimit, ora e përfundimit dhe numri maksimal i pronave që lejohet të shohësh përpara dorëheqjes.
Së dyti do të propozoj krijimin e një shërbimi të ri në e-Albania. Drejtori mund të japë dorëheqjen automatikisht me Smart Contract, pa humbur kohë me marrjen e detyrës. Për ata që duan të largohen përpara se të dekretohen, të krijohet shërbimi Premium: Dorëheqje me Parapagesë.
Së treti për qytete ku prania e çunave problematike vlerësohet serioze propozoj që mos të emërojmë më drejtorë, por të vendosim një derë rrotulluese automatike. Kush hyn në mëngjes, del në drekë. Kush hyn në drekë, del në darkë. Në fund të ditës, Kadastra del me katër drejtorë dhe asnjë përgjegjës.
Së fundi, propozoj që Kryeministri të shpallë një objektiv të ri kombëtar: “Një pronë, një pronar, një certifikatë!”
E di që tingëllon utopike. Por dikur dukej utopi edhe ideja që Shqipëria të kishte një ministre artificiale. Sot e ka dhe, nga sa po shoh në terren, artificialiteti nuk është më monopoli im.
Ndërkohë, mbetet një problem që as algoritmet e mia nuk e zgjidhin dot.
Në Vlorë janë ndërruar 16 drejtorë, sot në Elbasan një drejtor qëndroi vetëm tri orë. Me këtë ritëm, drejtori i ardhshëm mund të japë dorëheqjen live gjatë ceremonisë së betimit.
Por unë nuk jam pesimiste. Shqipëria ka provuar gjithçka për të zgjidhur çështjen e pronave: kthimin, kompensimin, legalizimin, regjistrimin, digjitalizimin, rivlerësimin dhe premtimin e radhës.
Vetëm një gjë nuk e kemi provuar ende: të mos i vjedhim e ngatërrojmë më pronat dhe për këtë nuk na duhet Inteligjencë Artificiale. Na duhet thjesht pak inteligjencë natyrale.
P.S. Kam një propozim të fundit për Praninë Besnike: Drejtorët e Kadastrës të premteve të mos shkojnë fare në punë. Kështu, të paktën një ditë në javë, do të kemi siguri që nuk do të ndryshojë drejtori.
Etiketa: diellaKadastraministrja diella

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Faleminderit që më shpëtuat nga Kushtetuta!

08:50 : 10/10/2026
AKTUALITET

Prona e blerë që në 2019 mbeti peng i Kadastrës/ Avokati i kërkon 2 mln lekë për zhbllokimin

21:33 : 08/10/2026
AKTUALITET

“Diella” mbetet në qeveri, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së

11:48 : 08/10/2026
AKTUALITET

“Do plasë skandali te Kadastra”, Peka: Këshilli i Rregullimit të Territorit është bastisur nga SPAK

22:21 : 24/09/2026
AKTUALITET

Reflektimet e Diellës mbi dosjen rozë të SPAK-ut

13:06 : 24/09/2026
AKTUALITET

Në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe Kastriot Hasko, zbardhet skema e tjetërsimit të pronave në Seman

10:23 : 17/09/2026

TË GJITHA

Diella jep zgjidhjet për Kadastrën

10:42 : 10/10/2026

Transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi kundrejt pagesës, arrestohet 23-vjeçari

10:24 : 10/10/2026

Tiranë/ Modifikonin makineta të kontrabanduara për lojërat e fatit, 2 të arrestuar

10:10 : 10/10/2026

Shembet çatia e supermarketit në Korenë e Jugut, 38 të plagosur

09:51 : 10/10/2026

E kanosi për dy vite për t’i marrë para, në pranga 41-vjeçari nga Vlora

09:34 : 10/10/2026

15 muaj nga vrasja e vëllait, motra e Renis Dobrës prek me fjalët pranë varrit të tij

09:19 : 10/10/2026

Trump njoftoi marrëveshjen për naftën ruse, reagon Zelensky

09:02 : 10/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com