Shkodër/ Transportonte 7 emigrantë nga Filipinet dhe Afganistani drejt Malit të Zi, arrestohet 23-vjeçari

10:11, 10/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Shkodër, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 7 shtetas të huaj, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit “Transit 4”, në segmentin rrugor Vukpalaj–Aliaj. Në automjetin që drejtohej nga i riu, banues në Urën Vajgurore, u gjetën 5 shtetas nga Filipinet dhe 2 nga Afganistani.

DVKM Shkodër/ Njoftimi

Finalizohet operacioni i koduar “Transit 4”. Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, pasi u kap duke transportuar me automjet 7 shtetas nga Filipinet dhe Afganistani, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.

Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 4”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi L. M., 23 vjeç, banues në Urën Vajgurore.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan, në segmentin rrugor Vukpalaj–Aliaj, automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe me të cilin po transportoheshin, kundrejt pagesës, 7 shtetas të huaj, 5 nga Filipinet dhe 2 nga Afganistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco