Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri. Sipas vendimit të datës 10 tetor 2026, nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 211 lekë për litër, ndërsa benzina me një çmim maksimal prej 195 lekësh për litër.
Njoftimi:
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 10 Tetor 2026, vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 12.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Tetor10:40
Transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi kundrejt pagesës, arrestohet 23-vjeçari
Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare e Shkodrës, pasi u kap duke transportuar me automjet shtatë shtetas të h...
AKTUALITET
10 Tetor09:48
VIDEO/ Pamje të rënda nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
Pamje të rënda që po qarkullojnë në media tregojnë momentet kur dy të rinj shqiptarë, të shtrirë në tok...
AKTUALITET
10 Tetor09:36
E kanosi për dy vite për t’i marrë para, në pranga 41-vjeçari nga Vlora
Një 41-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se për rreth dy vite ka kanosur vazhdimisht një t&eu...
AKTUALITET
10 Tetor09:02
3 raste të tentativës për mitëdhënie ndaj Policisë Rrugore në Durrës, procedohen 3 shoferë
Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se u kanë ofruar para punonjësve të Pol...
AKTUALITET
10 Tetor08:38
EMRAT/ U kapën me 36 kg drogë në Greqi, identifikohen shqiptarët
Janë identifikuar 3 shtetas shqiptarë të kapur në Janinë teksa transportonin 36 kg marijuanë. Operacioni u krye nga policia e Jani...
AKTUALITET
10 Tetor08:16
Këmbimi valutor 10 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë.
Ndërk...
AKTUALITET
10 Tetor08:02
Reshje me vranësira/ Parashikimi i motit për sot, 10 tetor 2026
Sot vendi ynë pritet të preket nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohen reshje me vranësira dhe intensitet të ulë...
AKTUALITET
9 Tetor23:43
Dosja italiane e call centerave, vë nën hetim Artan Gaçin dhe biznesmenin
Një dosje e ardhur nga Italia për aktivitetin e call centerave ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme, ku nën h...
AKTUALITET
9 Tetor22:01
“Telefoni i Agasit ishte ‘i pastruar’! Ja si u zbërthye”/ Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga hetimet për çështjen e Vlora Hysenit, duke deklaruar se telefoni i Ergys Agasit isht...