"Rol thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit"/ McGrath vlerëson punën e SPAK
Komisioneri i Bashkimit Evropian për demokracinë, drejtësi...
Komisioneri i Bashkimit Evropian për demokracinë, drejtësi...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përputhshmërisë “Ndotja e Liqenit Artificial të Tiranës” ka evidentuar se në Liqenin Artificial të Tiranës shkarkohen ujëra të ndotura.
Në raport theksohet se duke vlerësuar si shkaktare të ndotjes prurjet e ujërave të ndotura nëpërmjet kanaleve të ujërave të shiut, grupi i auditimit ka kërkuar një planimetri të shtrirjes së rrjetit të kanaleve, informacion mbi gjendjen e tyre si dhe procedurat përkatëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre, nga strukturat e varësisë së Bashkisë Tiranë, si APR, UKT dhe DPN2.
KLSH ka arritur në përfundimin se asnjë nga këto institucione nuk kanë një planimetri të kanaleve të ujërave të shiut për të evidentuar shtrirjen dhe rrugën që kanalet ndjekin, për t’u derdhur në fund në liqen, njëkohësisht për të vlerësuar zonat urbane nëpërmjet së cilave këto kanale kalojnë dhe që mund të kenë ndërhyrje në mënyrë të jashtëligjshme duke lidhur kanalizimet e ujërave të zeza me kanalet e ujërave të shiut.
“Duke vlerësuar si shkaktues potencial të ndotjes prurjet e ujërave të ndotura nëpërmjet kanaleve të ujërave të shiut/ të bardha që derdhen në liqenin artificial të Tiranës, grupi i auditimit ka kërkuar një planimetri të shtrirjes së këtij rrjeti, informacion mbi gjendjen e tyre, si dhe procedurat përkatëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre, nga strukturat e varësisë së Bashkisë Tiranë, si APR, UKT dhe DPN2.
Për sa më sipër, APR bën me dije se nuk disponon planimetri të kanaleve të ujërave të shiut dhe se nga punonjësit e këtij institucioni, kryhet vetëm pastrimi fizik i mbetjeve të dukshme, si p.sh. gjethe, degë, materiale plastike/ plastmasi, kartona, letra, etj.
Ky lloj pastrimi kryhet rregullisht në mënyrë që ato të jenë të pastra dhe të mos krijojnë problematika me reshjet e dendura.
Gjithashtu edhe Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes, Rrugë, Ndriçim, Sinjalistikë (DNP 2), në përgjigjen e pyetësorit dërguar elektronikisht në datën 12.03.2025, bën me dije se nuk disponon hartë/ planimetri të kanaleve të ujërave të shiut, pasi liqeni i Tiranës nuk menaxhohet nga kjo drejtori.
Në shkresë citohet se “nga verifikimet e kryera nga një grup i ngritur për këtë çështje rezultoi që në liqenin artificial të Tiranës nuk ka asnjë pikë shkarkimi të ujërave të shiut, pasi ato shkarkohen në kolektorët e ujërave të zeza të cilat menaxhohen nga UKT sh.a”.
Ndërsa UKT, në përgjigjen e pyetësorit dërguar elektronikisht në datën 18.03.2024, shprehet se “Referuar rrjetit të largimit të ujërave të shiut ju informojmë se administrimi dhe mirëmbajtja e tyre nuk bëhet nga UKT, por nga Bashkia Tiranë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, si dhe APR që menaxhon territorin e PMLAT”.
Pavarësisht se në shkresat e institucioneve të varësisë së Bashkisë Tiranë dhe dokumentacionin e gjeneruar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit citohet se “është konstatuar se në 6 nga 8 pikat 15 e shkarkimit të ujërave të bardha kishte rrjedhje”, asnjë nga institucionet e varësisë së Bashkisë Tiranë (që drejtpërdrejt ose tërthorazi lidhen me administrimin e atij territori, pastrimin e mirëmbajtjen së kanaleve të ujërave të shiut apo të rrjetit të kanalizimeve), nuk administron një planimetri të këtyre kanaleve të ujërave të bardha që derdhen në liqen, për të evidentuar shtrirjen dhe rrugën që kanalet ndjekin, për t’u derdhur në fund në liqen, njëkohësisht për të vlerësuar zonat urbane nëpërmjet të cilave këto kanale kalojnë dhe që mund të kenë ndërhyrje në mënyrë të jashtëligjshme duke lidhur kanalizimet e ujërave të zeza me kanalet e ujërave të shiut.
Për këtë situatë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar informacion nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, nëpërmjet shkresës nr. 1350/4 prot., datë 11.03.2025, për të cilën është kthyer përgjigje nga IKMT nëpërmjet shkresës administruar në KLSh me nr. 1350/6 prot., datë 21.03.2025, ku citohet se “grupi i punës kreu një verifikim më të hollësishëm në pikat e përcaktuara që krijoheshin ndotje, ku rezultoi se këto ndotje vijnë si rrjedhojë e përzierjes së ujërave të bardha me ujërat e ndotura urbane, për shkak të mosfunksionimit apo mungesës së kanalizimeve në këtë zonë.
Këto janë rrjedha të lira që vijnë nga tombinat e rrugëve, të cilat janë të përziera me ujërat e ndotur që vijnë nga pjesa e urbanizuar e zonës, përkatësisht zona e Liqenit të Thatë dhe shkarkohen në liqenin artificial të Tiranës, duke shkaktuar ndotjen e ujit”, për të cilën IKMT u është drejtuar me shkresën nr. 316/2 prot., datë 16.01.2025 UKT, si dhe për dijeni APR dhe ARM Tiranë, ku kërkohet “Marrja e masave të menjëhershme për diferencimin e ujërave të bardha dhe të ndotura, rehabilitimi i sistemit të kanalizimeve (ky është shkaku kryesor për ndotjen e liqenit), si dhe mbylljen/ izolimin e pikave që shkarkojnë ujëra të ndotura në liqen”, thuhet në raportin e KLSH-së.


Sipas raportit, nga verfikimet që janë kryer në terren, janë konstatuar raste ku tombinat e kanaleve të ujërave të shiut ishin plotësisht të bllokuara ose kishte rrjedhje të ujërave të ndotura si dhe aromë të pakëndshme.
Për këtë KLSH ka publikuar edhe disa pamje ku evidentohen dhe gjetjet.


Gjithashtu nga verifikimet e bëra në terren grupi i auditimit ka konstatuar raste të dëmtimit të tombinave të kanaleve të ujërave të shiut që derdhen në liqen, të cilat ishin të bllokuara ose kishte derdhje të ujërave të ndotura./ CNA
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Levan...
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimta...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin L. M., 23 v...
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion 5-mujor ku k...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Aeroporti i Riadit është evakuuar pas raportimeve për një ...
Kreu i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk, bashkë...
Papa Leoni XIV ka dënuar dënimin me vdekje, duke theksuar ...
Për Serbinë nuk do të ketë një udhërrëfyes orientues në pr...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të naftës d...
Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve prej muajsh vijon të...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Kufiri maksimal i sigurimit të depozitave bankare në Shqip...