Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve 4 herë në 4 ditë: Ja sa do të shiten nga mesdita e sotme nafta dhe benzina

Shkruar nga Newsbomb

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve 4 herë në 4 ditë: Ja

Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të shtunë ndryshimin e çmimeve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve, duke ndryshuar çmimet sot, për herë të katërt, për të katërtën ditë radhazi. Nafta bie me 2 lekë, ndërsa benzina rritet me 1 lekë.

Kështu Bordi i Transparencës në datë 10 Tetor 2026, vendosi:

- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.

- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 12:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

"Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit", njofton Ministria.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese