TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore për të shmangur gjobat për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Sipas Policisë, dy raste u konstatuan në Durrës dhe një në Kavajë. Tre drejtuesit e automjeteve, të cilët kishin dokumentacion të parregullt, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Njoftimi i Policisë:
DVP Durrës/Policia Rrugore godet 3 raste të tentativës për mitëdhënie.
Procedohen penalisht 3 drejtues mjetesh që iu ofruan para punonjësve të Policisë Rrugore, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative.
Shërbimet e Policisë Rrugore në Durrës dhe Kavajë, në kuadër të monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë ndaluar disa drejtues automjetesh që janë konstatuar duke kryer shkelje.
Në 2 raste në Durrës dhe në 1 rast në Kavajë, 3 drejtues automjetesh me dokumentacion të parregullt kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative për këtë shkelje.
Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesit e automjeteve, shtetasit K. M., 47 vjeç, E. A., 30 vjeç, të dy banues në Durrës dhe A. K., 35 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.