Trump shpërthen pas mosmarrjes së Nobelit për Paqen: Vendim i turpshëm, njollë për Norvegjinë

10 Tetor 2026 | 10:55

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër pasi nuk u shpall fitues i Çmimit Nobel për Paqen, duke e cilësuar vendimin e këtij viti si “të turpshëm dhe skandaloz”.

Gjatë një tubimi në Syracuse, në shtetin e Nju Jorkut, vetëm pak orë pas shpalljes së fitueses, Trump deklaroi se nuk e kishte dëgjuar më parë emrin e saj, duke iu referuar si një “person misterioz”.

“Kjo është një njollë e pashlyeshme për Norvegjinë. Ne nuk do ta harrojmë”, u shpreh presidenti amerikan.

Çmimi Nobel për Paqen iu dha Navi Pillay, ish-gjyqtare e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe ish-komisionere e lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, për kontributin e saj në promovimin e paqes dhe të drejtës ndërkombëtare.

Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të fituar çmimin prestigjioz dhe ka kritikuar edhe vendimin e vitit të kaluar, kur çmimi iu dha lideres së opozitës venezueliane, María Corina Machado.

Gjatë fjalimit të tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë përsëriti pretendimet se kishte ndihmuar në përfundimin e tetë luftërave dhe se ishte pranë zgjidhjes ose fitores në dy konflikte të tjera.

“Nobeli për Paqen është diskredituar përgjithmonë nga një grusht ideologësh radikalë, që janë kundër demokracisë dhe, në të vërtetë, armiq të qytetërimit”, deklaroi Trump.

Edhe vitin e kaluar, Shtëpia e Bardhë kishte kritikuar Komitetin Nobel, duke e akuzuar se vendoste “politikën mbi paqen”.

Nga ana tjetër, kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, i kishte shpjeguar Trumpit se fituesit e çmimit nuk përzgjidhen nga qeveria norvegjeze, por nga një komitet i pavarur me seli në Norvegji.

Komiteti Norvegjez i Nobelit vlerësoi Pillay për përpjekjet e saj në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe për kontributin në krijimin e një rendi juridik global më gjithëpërfshirës. Kryetari i komitetit, Jørgen Watne Frydnes, theksoi rëndësinë e punës së saj për të siguruar që krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi të ndiqen penalisht.

Pillay, 85 vjeçe, e mori lajmin për çmimin nga Pallati i Drejtësisë në Nuremberg. Reagimi i saj i parë ishte: “Duhet të jetë shaka”, përpara se të falënderonte të pranishmit që e përshëndetën me duartrokitje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtatë persona, tre prej të cilëve ishin fëmijë vriten në sulmin rus në Ukrainë

Numri i të vdekurve në sulmin rus ndaj Zaporizhja në juglindje të Ukrainës, i cili u krye herët këtë mëngjes, është rritur në 7, përfshirë...
10:02 | 10/10/2026

Trump emëron Katie Zacharia në postin e sekretares për shtyp të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar emërimin e Katie Zacharia në postin e sekretares për shtyp të Shtëpisë së Bardhë. Në një...
09:08 | 10/10/2026

Britani, gjyqësori përcakton kufijtë e AI: Vendimin e merr vetëm gjyqtari. Kontrolli njerëzor i detyrueshëm

Gjyqësori i Anglisë dhe Uellsit ka publikuar një qëndrim të ri zyrtar për përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemin e drejtësisë, duke përcaktuar se AI...
00:10 | 10/10/2026