Dje, pesë persona u gjetën të pajetë nga plagët me armë zjarri brenda një banese në shtetin amerikan të Gjeorgjisë.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të policisë vendore, efektivët u nisën drejt vendit të ngjarjes pas një telefonate për të shtëna me armë zjarri vonë natën. Kur arritën, gjetën pesë persona me plagë nga armët, të cilët u shpallën të vdekur në vend.
Ngjarja ndodhi në një shtëpi në rrugën Robin Lane, në pjesën jugore të zonës Touchton Woods.
Sipas hetimeve paraprake, një burrë dyshohet se qëlloi për vdekje katër persona dhe më pas e ktheu armën kundër vetes, duke i dhënë fund jetës së tij.
Autoritetet thanë se hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie janë ende në vazhdim.





