
Sot Birdi i Transparencës u mblodh sërish për të caktuar çmimet e reja të karburanteve. Duke nisur nga sot nafta do të shitet jo më shumë se 211 lekë për litër duke shënuar një rënie prej 2 lekësh.
Ndërsa benzina nuk do shitet më shumë se 195 lekë për litër duke shënuar gjithashtu një rënie të lehtë. Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 12:30 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës.
Sot ishte dita e katërt radhazi që Bordi mblidhet për të ndryshuar çmimet e karburanteve. Versus.al

