Dy të burgosur u vranë të premten gjatë një përleshjeje në shtetin meksikan të Sinaloas. Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi një shkëmbim zjarri në të njëjtin institucion la të vdekur 10 persona, mes tyre nëntë të burgosur dhe një fëmijë që kishte shkuar për vizitë.