Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfillin e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes, si dhe ndikimet në mjedis”, i publikuar në vitin 2013, është zhvilluar mbi punën autentike të studentit të masterit Fannie Mnisi në Afrikë.
Tema e tij, e publikuar në vitin 2008, titullohet “Vlerësimi i rrezikut mjedisor lidhur me venddepozitimet e parregulluara të mbetjeve në Bashkinë Albert Luthuli, Provinca Mpumalanga, në Republikën e Afrikës së Jugut”.
Në hyrje të doktoraturës së vet, përmend problematikat e landfillit të Sharrës, ndërkohë që ato ishin problematika të landfillit në Afrikë. Nëse shihen rreshtat e punimit të saj, zonja Manastirliu ka cituar autorë të huaj, duke harruar se këto përfundime dhe konkluzione autorët në fjalë i kanë nxjerrë për Afrikën, jo për Tiranën.
Një paragraf të tërë, Manastirliu e ka kopjuar fjalë për fjalë nga studenti i masterit Fannie Mnisi, duke zhdukur emrin e autorit real dhe duke e përvetësuar.
Ka hequr tri bashkitë e Afrikës së Jugut dhe në vend të tyre ka vendosur Tiranën. Po të shihni objektivat e studimit që Manastirliu ka përcaktuar, është copy-paste, fjalë për fjalë; vetëm ndryshon emri i bashkisë në Afrikë me emrin Tiranë.
“Këtu kemi të bëjmë me një mashtrim dhe falsifikim”, shprehet studiuesi Taulant Muka.
Në pjesën e zhvillimit, aty ku flitet për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, Manastirliu ka cituar tre autorë të huaj, Kumar, Salha Kasim dhe Mansoor Ali, në të njëjtën mënyrë dhe kronologji siç i ka cituar studenti afrikan Fannie Mnisi.
Edhe nëse do të vijojmë më tej, do të shohim se citimet nga autorë si Yong-Chung apo El-Fadel, të cilët flasin për menaxhimin e mbetjeve urbane, mbetjeve të rrezikshme, landfill-et në Europë, Amerikë, Kanada e Japoni, janë të njëjta dhe të renditura njëlloj siç i ka renditur studenti afrikan.
“Ne kemi të bëjmë me një ministre kopjace, plagjiatore, që nuk ka bazat e kërkimit shkencor. Dhe kjo u pa gjatë COVID-it, kur ajo u bë ministre e Shëndetësisë, që nuk dinte të lexonte shkencën.
U bë përgjegjëse për 17 mijë, 18 mijë ndërrime jete shtesë në Shqipëri, pavarësisht se u paralajmërua. Nëse kjo ministre do të ishte e aftë, do të ishte e saktë, nuk do të merrte një Komitet Shkencor pa shkencë.
Dhe sot ajo, pa problem fare, do të jetë edhe kryetare bashkie. Vetë kryeministri tha: ‘Ne jemi atdheu i plagjiaturave’, ndërkohë plagjiaturën e çon nga ministre Arsimi, ministre Shëndetësie dhe kandidate për kryetare bashkie”, shton z. Muka.
Gazetari Freard Rista pati një ballafaqim me zonjën Manastirliu dhe aty u përball me njerëz të panjohur dhe të paidentifikuar, të cilët tentuan me çdo formë ta pengonin që të bënte pyetjet.
Në dalje të zyrave pranë Njësisë nr. 9 në kryeqytet, ish-ministrja e Arsimit dhe Shëndetësisë shpejtoi hapat për t’u futur në makinë, ndërkohë që e vetmja përgjigje që dha për plagjiaturën ishte: “Kam reaguar njëherë për këtë gjë”./piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
9 Tetor22:31
Vendimi që ngre dyshime/ Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
INVESTIGIME
9 Tetor22:03
I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrënojë
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
INVESTIGIME
9 Tetor21:51
Nga torturat te ekzekutimi barbar/ Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër ...
INVESTIGIME
9 Tetor21:33
“Paguaj që të punosh”/ Zbërthehet skema e mashtrimit me “punën nga shtëpia”
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kë...
INVESTIGIME
9 Tetor21:19
Skandali me tunelin e Skërficës/ Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për “Piranjat”
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërtim...
INVESTIGIME
9 Tetor21:04
Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike
Nga Ermal Pashaj
Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni par&eu...
INVESTIGIME
9 Tetor21:00
Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
INVESTIGIME
2 Tetor22:39
Shantazh në emër të dashurisë, 32-vjeçari terrorizon gruan e martuar
Një histori e një viti më parë, që fillimisht nisi nga rrjetet sociale, do të ishte makthi më i madh i një 40-vjeç...
INVESTIGIME
2 Tetor22:23
Faturat e avokatit/ Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?
Elvira Veseli, emigrante prej vitesh në Gjermani, deklaron se i ka paguar avokatit Gëzim Kovaçi një shumë prej 4200 eurosh për d...
INVESTIGIME
2 Tetor22:01
Nga tritoli te kërcënimet me jetë/ Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?
Një javë më parë publikuam rrëfimin e efektivit të Forcës së Posaçme Shqiponja në Policinë e Shkodr&eum...